Politika dhe pushtetarët në shërbim të interesave të oligarkëve të inkriminuar

Në Kosovën e pasluftës ishte krijuar shume shpejt mafia politike dhe oligarkët e bizneseve te paligjshme e kriminale , të cilët bashkëjetojnë për interesa të tyre të përbashkëta. Kjo ka bërë që të lulëzojë dhe te rritet shume krimi i organizuar dhe informaliteti që, sipas drejtuesve të AKB-së, shkon deri në 40 për qind dhe i shkakton dëme të mëdha shtetit për rreth 1 miliard euro në vit.

Analistë dhe eksperte te ekonomise dhe deputetë të Kuvendit të Kosovës thonë se tashmë mafio-politika dhe mafio-oligarkia i kanë forcuar lidhjet e tyre dhe janë bërë shtet në shtet.

Deputeti Bali Muharremaj thotë për gazetën se mafio-politika kriminale dhe oligarkët e biznesit të krimit më shumë se 1 dekadë janë në aleancë dhe po e kushtëzojnë dhe njëkohësisht po e ndihmojnë njëra-tjetrën, me të vetmin qëllim të përfitimit ekonomik përmes zhvatjes sa më të madhe të buxhetit te shtetit dhe aseteve të shtetit në të mirë të të dyja palëve të inkriminuara, duke krijuar marrëdhënie ortakërie dhe partneritet në ndarjen e përfitimeve të paligjshme. E gjithë kjo, sipas tij, shkon në dëm të buxhetit të shtetit dhe Kosovës dhe të qytetarëve.

Sipas Muharremajt, është për t’u çuditur se mafio-politika dhe mafio-oligarkia kriminale së bashku që nga paslufta e deri më sot e kanë shtrirë, zhvilluar, por edhe e kanë sofistikuar rrjetin e krimit, të korrupsionit, të kontrabandës dhe evazionit fiskal në të gjitha fushat, ndërkohë që habitet shume se si Prokuroria e shtetit nuk vepron, e sidomos ajo Speciale. /Kosova Sot/

Më Shumë

Arrestohet një person në Lubizhdë të Hasit, dyshohet se shtiu me armë gjatë një ahengu

Një person është arrestuar në fshatin Lubizhdë të Hasit në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu. Sipas raportit të...

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Lajmet e Fundit