Limaj: Momenti i fundit për një front të bashkuar opozitar

Fatmir Limaj thotë se koalicioni qeverisës PDK-LDK duhet të shkojë në shtëpi sa më shpejt.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Liamj thotë se është momenti i fundit për një front të bashkuar opozitar.

Ai i ka ftuar t’i bashkohen këtij fronti opozitar edhe organizatat joqeveritare, intelektualët, qytetarët e shtresave të ndryshme, se dhe ata qytetarë që kanë votuar për partitë që tash e përbëjnë koalicionin qeveritar.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’ Limaj ka thënë se ky koalicion qeverisës për këto ditë të Qeverisjes mbahet mend vetëm për bisedimet me Bogradin.

Ai ka bërë me dije se me marrëveshjet e fundit që janë arritur në Bruksel me Serbinë ka ndodhur rrënimi i institucioneve të pavarura dhe rrënimi i rendit kushtetues.

Më Shumë

Iu vra babai në Masakrën e Tusuzit, Islam Thaçi rrëfen tmerrin pas 27 vjetësh

Islam Thaçi, invalid i luftës, ka folur për Masakrën e Tusuzit në 27-vjetorin e shënimit të saj. Në një intervistë për gazetarin korrespodent të “Ora...

Dragashi nis përgatitjet për organizimin e Testit të Arritshmërisë dhe Maturës 2026

Komuna e Dragashit ka mbajtur një takim informues dhe koordinues me administruesit e Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës Shtetërore 2026 në shkollat...

Lajmet e Fundit