19.8 C
Prizren
E martë, 21 Maj, 2024

PDK-ja e gjeti partnerin për ta thelluar degradimin shtetëror

Analistët vlerësojnë se lidershipi i Lidhjes Demokratike ka dështuar në shkapjen e shtetit dhe janë bërë pjesë e Qeverisë për të qenë edhe ata pjesë e keqpërdorimeve, hajnisë, kapjes së shtetit dhe në çdo segment shtetëror. Sipas tyre, përveç përkeqësimit të situatës që na solli ky koalicion dhe kjo qeveri, na sollën edhe gjëra të këqija, si ”Zajednica” dhe demarkacionin e dëmshëm me Malin e Zi

Futja e LDK-së në koalicionin qeverisës me PDK-në, pas zotimeve të kryeministrit aktual Isa Mustafa, për t’i dhënë fund keqqeverisjes, ka rezultuar të jetë një mashtrim për qytetarët e vendit, ngase qeveria, sipas analistëve politikë, përgjatë këtyre 9 muajve qeverisje nuk e shkapi shtetin nga krimi dhe korrupsioni, të cilat i dënonte sa ishte në opozitë Lidhja Demokratike.

Sipas njohësve të zhvillimeve 9-mujore të këtij formati të ri qeverisës, LDK-ja është bërë pjesë e së keqes dhe po vazhdon ta luajë vallen e njëjtë të cilën PDK-ja e ka luajtur që kur është në pushtet. Kapja e shtetit nis që nga sistemi i drejtësisë, tek administrata publike, kompanitë publike, doganat, ATK-ja dhe në të gjitha sferat. Sipas analistëve, kjo kapje vazhdon edhe me oligarkinë e bizneseve, të cilët janë bërë hise me pushtetarët për ta kapur sa më shumë shtetin dhe së fundi ka kulmuar edhe me pazare politike në dëm të sovranitetit të Kosovës, nënshtrimin e lidershipit në pushtet për të pranuar asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe faljen e një hapësire të madhe të territorit të shtetit, Malit të Zi.

“Nuk mund të thuhet se LDK-ja vetëm është bërë pjesë e së keqes, por se ka krijuar të këqija të reja, të cilat vazhdon t’i intensifikojë. Kjo mund të vërtetohet nga veprimet e saj si partneri kryesor i koalicionit qeverisës. Për 9 muaj të qeverisjes, Qeveria ose pjesa e saj që identifikohet me LDK-në, i ka sjellë dëme të mëdha shtetit dhe shoqërisë kosovare. Fillimisht u përqendrua në spastrimet dhe zëvendësimet e personelit nëpër ministri, siç ishte rasti MTI, çka nxiti reagimin e ashpër edhe të Zyrës së BE-së në Prishtinë. Bashkë me PDKnë kanë ndihmuar në copëtimin territorial të Kosovës siç është rasti me “Zajednicën” dhe dhënien e mijëra hektarëve Malit të Zi”, tha për ‘Kosova Sot’ analisti politik Isa Mulaj./Kosova Sot/

Më Shumë

Quni: Asociacioni qe e pranoi Kurti është shtet brenda shtetit

Deputeti i LDK-së, Anton Quni në emisionin Pressing në T7, ka folur në lidhje me Asociacionin. Sipas tij, Asociacioni që e pranoi Kurti, është...

SBASHK-u mësimdhënësve: Mos nënshkruani ndryshimet e Kontratës së punës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), thotë se kohëve të fundit po qarkullon një version i ri...

Lajmet e Fundit