Asociacioni, bombë e kurdisur nga Serbia

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje!, Glauk Konjufca, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një bombë me sahat , e cila po kurdiset nga Serbia.

Konjufca këto vlerësim e ka dhënë gjatë debatit me politikanë dhe shoqëri civile të organizuar nga Vetëvendosje! me temën: “Kosova pas Marrëveshjeve në Bruksel – Implikimet për sovranitetin dhe funksionalitetin e shtetit – Çfarë duhet të bëjmë ne”?

Konjufca ka deklaruar se me këtë asociacion nuk do të rritet sovraniteti i Kosovës.

“Strukturat që do të krijohen do ta rrisin autonominë e ‘Zajednicës’ dhe jo sovranitetin e Kosovës”, ka deklaruar Konjufca. /Klan Kosova/

Më Shumë

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

Dragashi nis përgatitjet për organizimin e Testit të Arritshmërisë dhe Maturës 2026

Komuna e Dragashit ka mbajtur një takim informues dhe koordinues me administruesit e Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës Shtetërore 2026 në shkollat...

Lajmet e Fundit