9.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Rasti ‘Muja’, vërteton kriminalizimin e drejtësisë

Gjyqësori i kapur nga PDK-ja. Politika ndërhyn në mënyrë flagrante

Deputeti i subjektit politik Nisma për Kosovën, Zafir Berisha, thotë se tani PDK-ja pas këtij rasti nuk ka se si të fshihet nga ndikimi i madh që ka në drejtësi dhe kapja e Gjyqësorit nga strukturat kriminale të këtij subjekti politik.

“Rasti ‘Muja’ është dëshmia më e qartë se krimi i organizuar e ka kapur shtetin, pasi ai fillimisht e ka kapur sistemin e drejtësisë”, theksoi ai, shkruan Kosova Sot.

Mënyra se si po menaxhohet nga drejtësia e kapur prej politikës, me rastin e gjykimit dhe rigjykimit të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, për afera të dëshmuara të korrupsionit, sipas njohësve të fushës së sundimit të ligjit, analistëve politikë dhe zyrtarëve të subjekteve të ndryshëm, mund të merret si dëshmia më besnike se sa thellë është kapur nga e PDK-ja një gjyqësor i Kosovës.

Rasti ‘Muja’ po përdoret nga partia kryesore në pushtet që të mos shkohet në zgjedhje të reja lokale, dhe këtë ky subjekt politik po e bën, gjithmonë sipas vlerësimeve të njohësve të fushës, duke ndërhyrë në Gjyqësorin e kriminalizuar të Enver Pecit dhe mbështetësve të tij të politikës apo oligarkët që i paguajnë për ta shpëtuar në momentin e fundit nga fajësia e dëshmuar në dy nivelet e para kryetarin e Prizrenit Ramadan Mujën.

“Ky rigjykim për rastin ‘Muja’ mendoj që është një e drejtë juridike qe e merr gjykata, mirëpo duke pasur parasysh pozicionin e tij si kryetar i Komunës së Prizrenit, dhe interesat politike dhe lidhshmërinë e situatës, konsideroj se ka mjaft elemente të përzierjes së politikës në këtë proces, pra është njëfarë loje politike që t’i mundësohet z. Muja që të vazhdojë në krye të komunës deri në fund të mandatit”, u shpreh Ilir Fetahu për Kosova Sot.

Më Shumë

Zjarr në një fabrikë në Prizren, një punëtor dërgohet në spital – dëmi rreth 400 mijë euro

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot rreth orës 03:00 të mëngjesit në një fabrikë në fshatin Mushnikovë të Prizrenit. Rastin për Klankosova.tv e ka...

Vajzat U18 të Bashkimit fituese të Kupës

Vajzat e grupmoshës U18 të Bashkimit janë shpallur fituese të Kupës, duke kurorëzuar një sezon të suksesshëm me një trofe të merituar. Në ndeshjen finale,...

Lajmet e Fundit