Arrestohen 4 aktivistë të Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje bën të ditur se mbrëmë rreth orës 23:00, Policia e Kosovës ka arrestuar katër aktivistë të kësaj lëvizje, tek po shkruanin parulla kundër “Zajednicës”.

“Pamundësinë e argumentimit në favor të “Zajednicës”, Qeveria e Isa Mustafës po e shprehë me dhunë e represion, tashmë sistematik, ndaj kundërshtarëve. Prej momentit të nënshkrimit të kësaj marrëveshje e deri sot, pothuajse nuk ka ditë që nuk arrestohen e përndjeken aktivistët e Vetëvendosjes, thjesht sepse shkruajnë parulla apo shpërndajnë fletushka”, thuhet në kumtesën e VV-së, transmeton Kosova Sot Online.

Sipas VV-së, kjo gjendje e dhunës është e papranueshme dhe po e tensionon situatën. Qeveria e Kosovës nuk mund ta shuaj pakënaqësinë qytetare, përmes përndjekjeve dhe arrestimeve.

“Isa Mustafa duhet ta kuptojë që as sistemi i kaluar, pjesë e të cilit ka qenë, nuk ka arritur ta ndalë rezistencën qytetare, përmes represionit”, shtohet në kumtesën e VV-së.

Aktivistët e arrestuar janë: Arsim Maqastena, Artan Krasniqi, Faton Shabani dhe Naim Bunjaku. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Valmir Kakruki te Bashkimi

Bashkimi pritet ta zyrtarizojë shpejtë transferin e parë të ri për sezonin e ardhshëm. Siç ka mësuar AsistiOnline.com, portokallinjët kanë arritur marrëveshje me Valmir Kakrukin. Lojtari...

Lajmet e Fundit