Akademia e Kosovës dhe Shqipërisë bashkohen deri më 2017

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës dhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë, kanë nënshkruar protokollin e bashkëpunimit kërkimor-shkencor dhe artistik për vitet 2015-2017.

Sipas Akademisë së Kosovës, ky është protokolli i tetë me radhë mbi bazë të marrëveshjes së vitit 2000, të nënshkruar në Tiranë.

“Protokolli për këtë periudhë dyvjeçare përfshin një gamë të gjerë temash, projektesh, botimesh, tryezash dhe konferencash të përbashkëta nga shkencat albanologjike, kulturo-historike, nga shkencat shoqërore, të natyrës dhe nga sfera e arteve. Me protokoll parashihet të mbahen disa tryeza dhe konferenca shkencore për tema të rëndësishme shkencore dhe artistike, si dhe të shënohen përvjetorë për figura të mëdha të shkencës dhe të kulturës shqiptare, pastaj të mbahen ligjërata të ndërsjella të akademikëve dhe punonjësve shkencorë për çështje të rëndësishme dhe aktuale shkencore dhe artistike, të bëhet përurimi dhe këmbimi i rregullt i literaturës dhe informatave etj”, thuhet në një komunikatë të Akademisë.

Më Shumë

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Tetë zyrtarë policorë janë dekoruar me "Medalje për Shpëtim Jete" nga ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në shenjë nderimi për...

Lajmet e Fundit