25.8 C
Prizren
E shtunë, 28 Shtator, 2024

KKSB: Siguria në Malishevë, e mirë

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), sot ka mbajtur takim e rregullt, ku është vlerësuar situata e sigurisë së përgjithshme në Komunën e Malishevës, situatë e cila u vlerësua e qetë, stabile dhe pa tendencë të prishjes së kësaj situate, në të gjitha fushat e sigurisë.

“Kësaj situate të mirë, i kanë kontribuar të gjitha organet e sigurisë në vend, si dhe organizatat jo qeveritare dhe organizmat tjerë, për çka ne i falënderojmë të gjithë”, thotë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Raxhep Mazreku,

Komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Halil Morina, duke u bazuar në raportet policore dhe statistikat e krahasimit të veprave penale, aksidenteve dhe çështjeve tjera që lidhen me sigurinë e përgjithshme, tha se “situata e sigurisë është e mirë dhe pa indikacione për prishjen e kësaj situate, e po ashtu edhe numri i veprave penale, ka shënuar rënie të dukshme, në raport me vitet tjera, dhe çdo vit po shkon drejt përmirësimit”.

Ahmet Morina, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, tha se këtë vit, situata me EHKK, ka qenë shumë stabile, dhe nuk kemi pasur, asnjë rast të infektuar me ethe hemorragjike. Morina po ashtu tha se edhe situata me zjarre, pavarësisht numrit të madh të zjarreve, ka qenë nën kontroll dhe intervenimet e njësive për shuarjen e zjarreve ka qenë në nivel të kënaqshëm, duke i kontribuar me këtë edhe sigurisë së përgjithshme për qytetarët e Komunës së Malishevës.

Në këtë mbledhje, zyrtarja komunale për çështje gjinore, Vera Bytyçi, ka raportuar për gjendjen aktuale të barazisë gjinore, ku sipas raporteve të grumbulluara, pavarësisht se krahasuar me një dekadë më parë, gjendja e femrës është më e mirë, ka nevojë për më shumë përkrahje dhe avancim të femrës në të gjitha sektorët e jetës dhe punës, përfshi edhe udhëheqjen.

Kurse, sa i përket fillimit të vitit të ri shkollor 2015-2016, raportoi drejtori komunal për arsim, Blerim Thaçi, ku sipas tij mësimi zhvillohet normalisht dhe pa probleme të cilat do ta pengonin procesin mësimor.

“Të gjitha shkollat janë në funksion dhe në gjendje të mirë, në aspektin e sigurisë dhe nuk janë shënuar raste të cilat do ta rrezikon mësimin apo nxënësit”, tha drejtori Thaçi, duke folur për aspektin e sigurisë në shkolla. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Hajnat vjedhin bulonat e anësoreve të rrugës në Suharekë

Të hënën në Bjeshkët e Grejkocit një person ka raportuar që disa persona të panjohur i kanë vjedhur anësoret e rrugës. “Ankuesi mashkull kosovar, ka...

Kryetari i Dragashit premton mbështetje për OVL-në e UÇK-së

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, së bashku me kryesuesen e Kuvendit, Arijeta Skeraj, dhe anëtarë të tjerë të kabinetit, realizuan dje një...

Lajmet e Fundit