Krasniqi: Ai që duhet të japë dorëheqje është Isa Mustafa (Video)

Ish-Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi thotë se për zgjidhjen e situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës mund të ndihmoj vetëm Kryeministri Isa Mustafa. Sipas Krasniqit, Kryeministri i ka dy rrugë: Ose të tërheq nënshkrimin nga marrëveshja e 25 gushtit ose të lërë postin e Kryeministrit.

Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi thotë se një dorëheqje e mundshme e Kadri Veselit nga posti i Kryetarit të Kuvendit, nuk do të ndihmonte në zgjidhjen e situatës së krijuar në vend.

“Mendoj se dorëheqja e Kryetarit në asnjë variant nuk i ndihmon zgjidhjes së problemit”, tha Krasniqi për televizionin Rrokum.

Thotë se dorëheqja e Mustafës nëse ky i fundit nuk tërheq nënshkrimin do të mundësonte krijimin e një Qeverie teknike, e cila do të mundësonte zgjedhjet e reja, kësisoj edhe zgjidhjen për këtë çështje.

“Zgjidhjes së problemit në rend të parë i ndihmon Kryeministri i cili duhet ta hjek nënshkrimin ose zotimin nga marrëveshja e 25 gushtit 2015, ose Kryeministri duhet të japë dorëheqje dhe të krijohet mundësia e krijimit të një Qeverie Teknike që do ta qonte vendin drejt zgjedhjeve. Nëse duhet dikush të jap dorëheqje ai duhet të jetë Kryeministri”, tha Krasniqi.

Më Shumë

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

Theret me thikë një person në orët e vona të natës në Prizren

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit