Veseli, drejtorët e Mujës, i sistemon në Qeverinë e Isa Mustafës

Drejtorët e kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, pas shkarkimit, nuk do të mbesin në pa punë. Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, do të kujdeset që ata të sistemohen në poste të ndryshme në Qeverinë e Isa Mustafës.

RTV “Besa’ në Prizren nga burimet e sigurta brenda PDK-së, raporton se drejtori i Shërbimeve Publike, Hasan Hasani, tashmë është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Hasani ka pasur ofertë për këtë postë që dy muaj”, tregon burimi i RTV Besa, transmeton “PrizrenPress”.

Pjesë e Qeverisë së Isa Mustafës, pas shkarkimit, do të jetë edhe Nijazi Kryeziu, drejtor i Urbanizimit në Prizren.

Ndërkaq, burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se pass shkarkimit nuk do të “privilegjohen” vetëm drejtorët të cilët janë dënuar apo kanë aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në fillim të muajt e ardhshëm do të shkarkohen gjashtë drejtorë të Qeverisë së Ramadan Mujës në Prizren. Shkarkimi i tyre, do të bëhet nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

“Në gusht do të shkarkohen të gjithë drejtorët e PDK-së, që janë pjesë e Qeverisë së Mujës”, tregon burimi i portalit.

Qeveria e Mujës do të plotësohet me emra të rinj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Lajmet e Fundit