Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në ceremoninë e organizuar nga “Fondacioni Jahjaga” morën pjesë përfaqësues institucionalë, diplomatë dhe qytetarë.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, e vlerësoi pozitive këtë nismë dhe shprehu mirënjohje për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, themeluese e “Fondacionit Jahjaga”, për angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

Ndërkaq, ish-presidentja Jahjaga tha se murali “Çast” është një dëshmi publike që synon të ruajë kujtesën dhe të nxisë respektin institucional e shoqëror për të mbijetuarit.

“Ky mural shërben si një dëshmi publike dhe thirrje që historia jonë të mos mbetet e heshtur dhe që dinjiteti i të mbijetuarve të ruhet me respekt të lartë institucional dhe shoqëror”, tha ajo.

Në ngjarje ishte i pranishëm edhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Ang?l?, i cili vlerësoi kontributin dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Murali “Çast” është vendosur edhe në qytete të tjera të Kosovës dhe synon të shërbejë si kujtesë e përhershme për viktimat e dhunës seksuale të luftës, si dhe si mesazh për ndërtimin e një shoqërie të bazuar në dinjitet, drejtësi dhe empati.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit