Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale dhe Rregulloren për Transparencë.

Sipas njoftimit, në këtë takim morën pjesë qytetarë, përfaqësues të fshatrave, përfaqësues të shkollave dhe të shoqërisë civile, ku kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, prezantoi raportin e punës për periudhën janar–qershor 2026, si dhe listën e aktiviteteve dhe projekteve kryesore të realizuara gjatë këtij gjashtëmujori.

Pas prezantimit është zhvilluar një bashkëbisedim i hapur me qytetarët, të cilët kanë parashtruar pyetje dhe kërkesa lidhur me projektet që prekin komunitetin e tyre, duke marrë përgjigje nga kryetari dhe drejtorët e drejtorive komunale.
“Procesverbali i plotë i takimit, me të gjitha pyetjet dhe përgjigjet, do të publikohet së shpejti në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
