25.5 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Prizren: Kontingjenti gjerman i KFOR-it me udhëheqje të re

Kolonel Dirk Bejga është udhëheqësi i ri i kontingjentit gjerman

Drejtori i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës së NATO-s (NALT), gjeneral brigade Dietmar Mosmann, ia dorëzoi me 3 tetor 2016 komandën mbi Kontingjentin Gjerman të KFOR-it nga kolonel Siegfried Zeyer tek kolonel Dirk Bejta. Për kolonel Siegried Zeyer përfundon misioni i dytë në kuadër të KFOR-it si komandant kontingjenti. Këtë detyrë ai e kreu në periudhën kohore “tetor 2014 – shkurt 2015“. Për kolonelin Bejga ky është misioni i dytë në Ballkan. Në vitin 2002, kolonel Bejga ishte shef stabi në Kontingjentin e 5-të të SFOR-it në Rajlovac në Bosnje dhe Hercegovinë.

Rreth 650 ushtarë gjermanë shërbëjnë aktualisht në kuadër të KFOR-it. Detyrë e tyre është ta përkrahin ndërtimin e një ambienti shumëkombësh, paqësor, ligjor dhe demokratik si dhe ta sigurojnë atë ushtarakisht.

Gjeneral brigade Dietmar Mosmann theksoi rëndësinë e pandryshueshme të detyrave në Kosovë nga pikëpamja e udhëheqjes së Bundeswehr-it.

“KFOR-i ndonëse kryen rolin e ashtuquajtur ‚Third Responder‘, ai megjithatë duhet të veprojë menjëherë dhe profesionalishtnë rast të përkeqësimit të gjendjes dhe në rast të kërkesës për përkrahje nga forcat kosovare të sigurisë“, tha drejtori i NALT-it. “Kësaj mënyrë veprimi, e përbërë nga përmbajtja në njërën anë dhe gjendja në gatishmëri permanente në anën tjetër, po ia dilni mbanë ju shokë“.

Komandanti në largim shtoi me këtë rast. “Faza operacionale, në të cilën operon KFOR-i, nuk quhet kot ‘Deterrent Presence`e që i bie ‘prani frikësuese’. Gjermania me këtë rast kontribuon edhe me tutje me aftësitë e saj domethënëse ndërkombëtare”, u shpreh kolonel Siegfried Zeyer. Sipas vlerësimit të kolonelit gjerman, misioni i KFOR-it ia vlen edhe më tutje: “Jam takuar me qytetarë, të cilët e çmojnë KFOR-in si një instancë efektive dhe neutrale. Kam ndjerë që ia vlen të jesh këtu“.

Kolonel Zeyer u shpreh mirënjohës, i lumtur dhe krenar që së bashku me kontingjentin e tij gjerman të ketë kontribuar për një çështje të mirë. Së fundmi ai përmendi edhe personelin vendor, të cilët sipas tij i përkrahin pa rezervë ushtarët gjermanë. Ai nënvizoi me fjalët: “Kontingjenti Gjerman është i integruar mirë në familjen ndërkombëtare të KFOR-it”.

Pas ceremonisë festive së dorëzimit të komandës në Kampin Fushor në Prizren, korpusi muzikor i Bundeswehr-it, shkolla e muzikës “Lorenc Antoni” dhe kori i femijëve të gjimnazit “Loyola” ofruan për nder të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë një program zbavitës muzikor për qytetarët e Prizrenit. Mysafirë të shumtë të kësaj ngjarjeje u entuziazmuan nga koncerti i hapur dhe nga programi i larmishëm muzikor, i shfaqur në sheshin Shatërvan në Prizren. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lamine Yamal në një romancë me ish-stjuardesën 30-vjeçare?

Futbollisti i famshëm, Lamine Yamal, është në qendër të vëmendjes jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Sipas mediave spanjolle, ylli i Barcelonës është...

Kuvendi i Komunës me seancë solemne shënon 26-vjetorin e çlirimit të Prizrenit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 26-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, të enjtën është mbajtur seanca solemne e Kuvendit të Komunës. Në këtë takim...

Lajmet e Fundit