Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë në bashkëkryerje”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ky subjekt politik  ka kërkuar nga organet e drejtësisë që hetimet të mos kufizohen vetëm në këtë rast, por të shtrihen në të gjitha dyshimet për keqpërdorime gjatë qeverisjes lokale.

“Arrestimi i një shërbyesi civil të Komunës së Dragashit është një alarm serioz për gjendjen e krijuar në administratën komunale gjatë qeverisjes së LDK-së dhe kryetarit Bexhet Xheladini. Ky rast nuk duhet të trajtohet si një incident i izoluar, por si tregues i fortë për mënyrën se si është ushtruar pushteti lokal gjatë pesë viteve të fundit”, thuhet në reagimin e VV-së.

“Qytetarët meritojnë përgjigje të plota dhe drejtësi pa kompromis, ndërsa Prokuroria duhet të zbardhë të gjithë zinxhirin e përgjegjësisë institucionale”.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! në Dragash kërkon nga organet e drejtësisë që hetimet të mos ndalen vetëm te ky rast, por të shkojnë deri në fund për të zbardhur të gjithë zinxhirin e përgjegjësisë institucionale. Njëkohësisht, presim që Prokuroria të trajtojë me seriozitet të plotë edhe mbi 10 raste të tjera të deponuara lidhur me dyshimet për keqpërdorime, shkelje ligjore dhe korrupsion në Komunën e Dragashit”, thuhet më tej në reagim.

VV-ja në Dragash prwmton  se do të vazhdojë të kërkojë llogaridhënie për çdo dyshim të bazuar për keqpërdorim të parasë publike dhe të detyrës zyrtare.

“Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë duhet të marrë fund. Qytetarët e Dragashit meritojnë institucione të pastra, transparente dhe në shërbim të interesit publik, jo të interesave partiake apo personale”.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Lajmet e Fundit