-4.4 C
Prizren
E martë, 20 Janar, 2026

Nderojnë të rënët, injorojnë të gjallët

Liderët institucionalë Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë bërë homazhe te kompleksi memorial i Jasharëve në Prekaz, duke thurur lavde për Adem Jasharin dhe heronjtë e Kosovës. Por as Veseli e as Thaçi nuk kanë shkuar në kullën e Jasharëve për t’ua uruar këtë festë Jasharëve të gjallë. Opozita nderoi të rënët, por edhe të gjallët, shkruan sot, gazeta Zeri.

Thurin lavde për heroizmin e ikonës së luftës së UÇK-së Adem Jasharin, duke thënë se në Prekaz marrin forcë dhe energji për punën e mëtutjeshme për ndërtimin e shtetit të Kosovës. Por, asnjëri prej tyre nuk shkoi në kullën e Jasharëve për t’i uruar burrat e familjes Jashari, të cilët mbajnë derën hapur për të gjithë shqiptarët që duan të takohen me ta, jo vetëm për festat e nëntorit, por edhe në ditë të tjera.

Kadri Veseli e Hashim Thaçi, dy figurat kyçe të shtetit të Kosovës, nuk gjetën forcë për t’u kthyer deri në kullë të hënën, ditën më të madhe të shqiptarëve – 28 Nëntorin. Derisa Veselin në Shalë dhe në Drenicë e quajnë “Kryeministër”, ai herë-herë kthente kokën nga kulla, Thaçi nuk shikonte fare andej.

Presidenti Hashim Thaçi tha se ndihet krenar që festat e nëntorit i festojnë të gjithë shqiptarët kudo që janë, ndërsa përkujtoi se 28 Nëntori është festë e bashkimit dhe e sakrificës. Në Prekaz Thaçi përcolli mesazhe bashkimi për të mirën e vendit.

“Është kjo festë e bashkimit, festë e sakrificës, festë e kujtimit, por edhe e përgjegjësive për të ardhmen. Andaj dëshiroj t’i uroj të gjithë me mesazhin e bashkimit. Dëshiroj të shpreh vlerësimin dhe respektin më të lartë për të gjithë ata njerëz që sakrifikuan për lirinë e Kosovës, për bërjen e Shqipërisë së pavarur, për këtë progres të madh. Ndërsa sot ndihemi shumë mirë që sot Kosova është vend i lirë, i pavarur, sovran në rrugë të sigurt për integrime euroatlantike. Sot kujtojmë sakrificën e të gjithë komandantëve të UÇK-së, sakrificën e Jasharëve, sakrificën e të gjithë invalidëve të luftës, të gjithë atyre veteranëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës që dhanë gjithçka për këtë ditë e që e gëzojmë sot”, tha Thaçi. /Zëri/

Më Shumë

Iu “avulluan” mijëra vota, reagon Kujtim Gashi: Distancohem nga kjo praktikë!

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me procesin zgjedhor dhe...

Aksident trafiku në Rahovec, vetura del nga rruga dhe rrokulliset

Një aksident trafiku ka ndodhur në qytetin e Rahovecit. Sipas pamjeve të publikuar në mediat lokale, vërehet se një veturë është rrokullisur dhe ka përfunduar...

Lajmet e Fundit