Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe realizimin e projekteve të përbashkëta.

“Me kënaqësi prita sot në takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU ‘Hidroregjioni Jugor’, Bekim Gashi, së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Gjatë bisedës theksuam rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, si një parakusht për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore dhe efikase për qytetarët. Shpreha gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej, në funksion të realizimit të projekteve dhe përmbushjes së nevojave të qytetarëve të Komunës së Prizrenit”, shkruan Totaj.
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
