4.1 C
Prizren
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Nisma: I dënuari Ramadan Muja po hapë tenderë për militantët e PDK-së

Nisma në Prizren, akuzon pushtetin e Ramadan Mujës, se ka hapur tenderë për militantët e PDK-së.
“Të kapluar nga ethet e humbjes së zgjedhjeve, qeveria e të dënuarit për krim dhe korrupsion Ramadan Muja në Prizren, në mungesë të vizionit dhe objektivave për ti shërbyer qytetarëve pa dallime, ka vazhduar trendin e tenderomanisë, ku ka hapur shumë projekte për investime, një numër i të cilëve i shërben individëve të caktuar dhe militantëve partiak”, thuhet në reagimin e Nismës në Prizren.

“Rasti më eklatant i investimit për ujin e pijes në fshatin Gënqar, tregon nivelin e këtij pushteti i cili edhe përkundër se rreth 300 familje të këtij fshati janë pa ujë të pijes, ata kanë investuar shumen prej 60 mijë euro nga paratë e taksapaguesve, për ta furnizuar me ujë të pijes vetëm një familje të aktivistit të tyre partiak”.

“Lagjja “Bajram Curri” vazhdon të mos jetë në hartat e investimeve nga ky pushtet. Banorët e kesaj lagje kanë mungesë të ujit të pijes, nuk kanë kanalizim as edhe rrugë të cilat e rëndojnë tej mase jetën në këtë lagje”.

“Raste të tilla të investimeve publike këtë vit janë evidente kudo nëpër fshatra dhe lagje të komunës së Prizrenit, ku me paranë publike investohet edhe pa prioritet në favor të mbledhjes së votave, duke shkuar aq larg sa aktivistet e partisë në pushtet janë duke i matur edhe oborret e shtëpive të personave të caktuar për ti shtruar me kubëza, në shkëmbim të votës”.

“Politikes mashtruese të pushtetarëve në Prizren është duke iu ardhur fundi pamvarësisht ndarjes së qytetarëve në fushën e investimeve mbi baza partiake, qytetarët e Prizrenit në zgjedhjet e ardhshme do ti gjykojnë me votën e tyre”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ambasadori britanik viziton Dragashin, vlerëson tolerancën dhe bashkëjetesën ndëretnike

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot Komunën e Dragashit, ku është pritur nga kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini,...

Hamza nga Malisheva premton rritje pagash e pensionesh

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në tubimin elektoral në Malishevë u ka bërë thirrje që më 9 shkurt të dalin në...

Lajmet e Fundit