Pas tre vjetësh pauzë, “Lumbardhi” në Prizren rindez ekranin e kinemasë

Kinemaja e qytetit të Prizrenit, që për tre vjet ka qenë jashtë funksionit, do ta rindezë ekranin në kuadër të festivalit më të madh të filmit në vend.

Festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” më 5 gusht do ta bëjë inaugurim e kinemasë së brendshme të “Lumbardhit”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjatë ditëve të festivalit kjo kinema do të shërbejë për shfaqjen e filmave, ndërsa pas “DokuFestit” do të vihet në shërbim të komunitetit. Përveç për shfaqjen e filmave, do të shërbejë edhe si hapësirë për aktivitete të tjera kulturore, varësisht prej kërkesave të komunitetit artistik.

Muajin e kaluar drejtuesit e fondacionit “Lumbardhi” kishin njoftuar se kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me degën në Kosovë të organizatës Trashëgimia Kulturore pa Kufij (ChWB) për funksionalizimin e pjesshëm të sallës së mbyllur të “Lumbardhit” dhe përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme të këtij objekti kulturor.

Më Shumë

Aksident në autostradën për Prizren, vetura rrokulliset në mes të rrugës

Një akisden trafiku ka ndodhur para pak minutash në autostradën për Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga IndeksOnline, në aksident janë përfshirë dy vetura. Ende nuk...

Pse nuk po funksionon klubi i futbollit “Liria”?

Kam qenë fëmijë i KF Lirisë për gati dhjetë vite. Jam rritur në shkallët dhe në fushën e Stadiumit “Përparim Thaçi”, aty ku për...

Lajmet e Fundit