Varroset prof.dr. Abdullah Zymberi

Prof.dr. Abdullah Zymberit i është dhënë lamtumira e fundit sot në Prizren.

Në Universitetin ” Ukshin Hoti” në Prizren është mbajtur akademi komemorative, në të cilën morën pjesë familjarë, miq, bashkëpunëtorë e qytetarë të shumtë për t’i dhënë lamtumiren e fundit profesorit të nderuar.

Në emër të organizatorit të kësaj akademie, ka folur dekani i Fakultetit të Edukimit në Prizren, Ismet Temaj.
“Profesor Zymberi gjatë tërë jetës së tij, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në përgatitjen e kuadrove dhe në fushën e albanologjisë”, tha Temaj.

Miku dhe bashkëpunëtori i të ndjerit, Hasan Muja, tha ndërkaq se profesor Abdullah Zymberi, gjatë jetës së tij, shkencore është marrë kryesisht me leksikun dhe dialektet e gjuhës shqipe ku ka botuar një numër të madh fjalorësh leksikologjikë dhe dialektologjikë.
Profesor dr. Xhafer Beqiraj, tha se ndarja nga jeta e profesor Zymberit është një humbje e madhe, jo vetëm për familjen e tij

“ Për 40 vjet të veprimtarisë shkencore ai mori pjesë nëpër shumë sesione të albanologjisë në Prishtinë dhe Tiranë, duke dhënë një kontribut të madh në ruajtjen dhe kultivimin gjuhës së pastër shqipe”, tha Beqiraj.
Abdullah Zymberi, është varrosur të enjten në varrezat e qytetit të Prizrenit/TV Prizreni/

Më Shumë

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

Stadiumi i ri i Suharekës pajiset me leje ndërtimore, hapet rruga për nisjen e projektit madhor

Komuna e Suharekës ka dhënë lejen ndërtimore për stadiumin e ri sipas standardeve të UEFA-s, me kapacitet prej 6,500 ulësesh të mbuluara. Një hap i...

Lajmet e Fundit