Prizren:Dënohen me burg dhe me gjobë të akuzuarit për posedim dhe shitje të narkotikëve

I akuzuari B. Gj., të martën, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren me një vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë, për posedim dhe shitje të narkotikëve.

Po ashtu, edhe i akuzuari për përdorim të substancës narkotike, të llojit marihuanë, Kushtrim Kabashi, është dënuar me 500 euro gjobë.

Kryetari trupit gjykues, Xheladin Osmani, ka shpallur aktgjykimin dënues për të akuzuarit, duke shtuar se si rrethanë lehtësuese në këtë rast janë marrë pranimi i fajësisë nga të akuzuarit, mosha e tyre relativisht e re dhe se për herë të parë kanë rënë ndesh me ligjin.

Ky rast zhvillohej në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, me të cilën, B. Gj. akuzohej për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të narkotikëve të llojit marihuanë.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit i është gjetur rreth 700 gramë narkotik të llojit marihuanë, të përgatitur në foli alumini për t’i shitur.

Ndërsa, i akuzuari K. K., akuzohej se më 6 dhjetor 2016, në një kafene në Prizren, në prani të të akuzuarit Gjinovci dhe disa shokëve tjerë, ka poseduar 0.75 gram narkotik të llojit marihuanë, në formë të cigares, të cilën e ka përdorur.

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Lajmet e Fundit