Marshi i Çlirimit mbledh çiklistët në Dragash

Për nder të Ditës së Çlirimit, Klubi i Çiklizmit Opoja, me mbështetjen e Komunës së Dragashit, organizon sot (e dielë, 28 qershor 2026), Marshin Tradicional të Çlirimit, një ngjarje që bashkon sportin, kujtesën dhe festën.

Në këtë aktivitet do të marrë pjesë edhe Klubi i Çiklizmit Pro Bike Prizren, i cili ka ftuar të gjithë anëtarët dhe dashamirët e çiklizmit që t’i bashkohen kësaj dite sportive dhe përkujtimore.

Nisja e çiklistëve nga Prizreni është paraparë në orën 12:00, ndërsa vendtakimi do të jetë hapësira pranë Hamamit Gazi Mehmed Pasha në Prizren. Pas përfundimit të aktivitetit, pjesëmarrësit do të kthehen së bashku në Prizren, ndërsa distanca totale që do të përshkohet, përfshirë vajtjen, marshin dhe kthimin, do të jetë rreth 70 kilometra.

Sipas organizatorëve, marshi do të zhvillohet në një atmosferë miqësore dhe jo garuese, me një shteg me vështirësi mesatare dhe gjatësi deri në 18 kilometra. Pjesëmarrja është e hapur për të gjithë, si për individë ashtu edhe për klubet e çiklizmit.

Pjesëmarrja në aktivitet është pa pagesë, ndërsa ushqimi dhe pijet do të sigurohen nga organizatori. Gjithashtu, mbajtja e helmetës është obligative për të gjithë pjesëmarrësit.

Përveç aktivitetit sportiv, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shijojnë muzikë, ushqime tradicionale, lojëra dhe surpriza të shumta përgjatë rrugëtimit./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Lajmet e Fundit