Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Qingdao Grand Prix 2026, duke shënuar një tjetër sukses të madh për xhudon e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Fazliu e nisi garën me fitore ndaj gjermanes Sara-Joy Bauer nga Gjermania, të cilën e mposhti me tre Yuko. Në xhiron e dytë, ajo triumfoi me Ippon ndaj turkes Ozlem Yildiz.

Në gjysmëfinale, xhudistja kosovare u ndal nga japonezja Narumi Tanioka, duke pësuar humbje me Yuko.
Megjithatë, Laura reagoi fuqishëm në repasazh, ku mposhti italianen Thauany David Capanni Dias me Yuko, për të siguruar ndeshjen për medalje.
Në duelin vendimtar për medaljen e bronztë, Fazliu triumfoi ndaj Yana Makretskaya nga Bjellorusia me Waza-ari, duke siguruar vendin e tretë dhe medaljen e bronztë.
Ky është një tjetër rezultat i rëndësishëm për Laura Fazliu dhe për xhudon kosovare, që vazhdon të dëshmojë nivel të lartë në skenën ndërkombëtare./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
