Veseli: Vitin e ardhshëm ndërtohet qendra e re rinore në Prizren

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi dhe nga kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, kanë vizituar ansamblin “Lidhja e Prizrenit”.

Kreu i PDK-së, i ka siguruar të rinjtë e Prizrenit se tashmë është planifikuarberhe me buxhetin e vitit të ardhshëm që të ndërtohet një qendër e re rinore në Prizren si dhe projekte të rëndësishme në fushën e kulturës dhe sportit.

“Ministria e Kulturës e cila tashmë ndodhet në Prizren la filluar të jep efektetbe para ku qyteti historik i shqiptarëve të zhvillohet dhe të bëhet edhe qendër e zhvillimit ekonomik dhe ndërmarrësisë. Në katër vitet e ardhshme qeverisja jonë në Prizren me Shaqir Totajn kryetar do të realizoj shumë projekte të rëndësishme të cilat do të ndikojnë në zhvillimin e Komunës së Prizrenit dhe në hapjen e vendeve të reja të punës”, tha Veseli.

Nga ana e tij, kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i ka siguruar të rinjt prizrenas se do të jetë afër tyre duke mbështetur çdo ide të tyre për të zhvilluar projekte të rëndësishme që mbështesin kulturën rininë dhe sportin, transmeton Klan Kosova.

Më Shumë

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Shtyhet seanca ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Burim të Malishevës

Seanca gjyqësore ndaj Ramadan Morinës, i akuzuar për krime lufte në Malishevë, është shtyrë sot me kërkesë të mbrojtjes së tij. Avokati mbrojtës, Arianit Koci,...

Lajmet e Fundit