Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit të automjeteve në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të një automjeti në hyrje të Republikës së Kosovës, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 104.90 gram substancë narkotike të dyshuar si kokainë, e cila ishte e fshehur në çantën personale të udhëtarit. Substanca është konfirmuar fillimisht përmes testit fushor dhe pajisjes TruNarc, me rezultat pozitiv për kokainë. Pas kontrollit të plotë dhe skanimit të automjetit nuk janë konstatuar parregullsi të tjera. Rasti është proceduar tek njësitë kompetente për hetime të mëtejshme.

Në rastin e dytë, gjatë një kontrolli tjetër të detajuar të një automjeti në të njëjtën pikë kufitare, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 5.53 gram substancë narkotike të dyshuar si kanabis/marihuanë, e fshehur në hapësirën e bagazhit të automjetit.

Gjatë kontrollit është gjetur gjithashtu një thikë kuzhine e padeklaruar. Rasti është trajtuar në koordinim me Policinë e Kosovës dhe organet përgjegjëse të hetimit.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe trafikimit të substancave narkotike, duke vazhduar kontrollet e shtuara në pikat kufitare në bashkëpunim të ngushtë me institucionet vendore të zbatimit të ligjit.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Lajmet e Fundit