Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në shërbim të lojtarëve, stafit teknik dhe administratës së klubit. Sipas njoftimit, projekti pritet të përfundojë para fillimit të sezonit 2026/27.

Investimi përfshin ndërtimin e zhveshtoreve moderne për ekipin, sallës së konferencave, dhomës së fizioterapisë, hapësirës për rikuperim, palestrës së fitnesit, zyrave administrative, si dhe dusheve, tualeteve dhe depove.

Klubi ka bërë të ditur se projekti po financohet me mjete personale të anëtarëve të kryesisë, jashtë buxhetit të KB Bashkimit.

“Ky projekt po realizohet me mjete personale të anëtarëve të kryesisë së klubit, jashtë buxhetit të KB Bashkimit, me qëllimin e vetëm që klubi ynë të ketë kushte moderne pune dhe zhvillimi, të denja për traditën dhe ambiciet që ka klubi Bashkimi si një projekt afatgjatë”, thuhet në njoftimin e klubit, raporton PrizrenPress.

Sipas drejtuesve të klubit, hapësirat e reja do të krijojnë një ambient më profesional për ekipin dhe stafin, duke e afruar Bashkimin me standardet e organizatave sportive evropiane.

“Këto hapësira do të krijojnë një ambient profesional për lojtarët dhe stafin, duke e afruar klubin tonë me standardet që aplikohen në organizatat serioze sportive evropiane”, theksohet në njoftim.

Bashkimi ka shprehur mirënjohje për institucionet lokale që kanë mbështetur realizimin e projektit, duke falënderuar drejtorin e Qendrës Sportive “Sezai Surroi”, Edon Godeni, Drejtorinë e Sportit në Prizren, drejtoreshën Ajlin Shishko Hajdari, si dhe kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

“KB Bashkimi ka qenë gjithmonë më shumë se një klub. Është krenaria e qytetit tonë dhe ne do të vazhdojmë të investojmë për ta ngritur atë në nivelin që e meriton”, thuhet në fund të njoftimit./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!


https://prizrenpress.com/428407-2j/

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kurti në Prizren falënderon aktivistët e LVV-së për fushatën zgjedhore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në Prizren, ku ka falënderuar aktivistët dhe aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje për angazhimin...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit