Prizreni vazhdon mbështetjen për viktimat e dhunës, nënshkruhet Memorandumi i Mirëbesimit

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar sot Memorandumin e Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për mbrojtjen dhe strehimin e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Në këtë bashkëpunim janë të përfshira edhe komunat e Suharekës, Dragashit dhe Mamushës, me qëllim të garantimit të mbështetjes dhe sigurisë për viktimat e dhunës në rajon.

“U nënshkrua sot Memorandumi i Mirëbesimit me Qendrën për Strehimin e Grave dhe Fëmijëve në Prizren, duke vazhduar mbështetjen institucionale për mbrojtjen dhe strehimin e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore”, thuhet në njoftim.

Sipas Komunës së Prizrenit, ky bashkëpunim synon forcimin e mekanizmave institucionalë për mbrojtjen e viktimave dhe ofrimin e shërbimeve të nevojshme për rehabilitimin dhe integrimin e tyre.

“Komuna e Prizrenit mbetet e përkushtuar në parandalimin e dhunës, fuqizimin e grave dhe krijimin e një mjedisi të sigurt e dinjitoz për secilin qytetar”, theksohet në njoftim.

Aktiviteti u organizua nga OSCE Mission in Kosovo, në mbështetje të vazhdimit të bashkëpunimit me strehimoren rajonale./PrizrenPress.com/

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Në Prizren nis manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”

Në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren është hapur sot manifestimi tradicional “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë”, i organizuar nga Drejtoria...

Lajmet e Fundit