11 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Prizren: Edhe dy muaj paraburgim për Bogdan Mitroviqin

Gjykata në Prizren, me propozim të Prokurorisë Speciale të Kosovës për Krime Lufte, ia ka zgjatur edhe për dy muaj paraburgimin Bogdan Mitroviqit.

Mitroviq është arrestuar në fund të gushtit në Suharekë me dyshimin për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë në fshatin Sopijë të kësaj komune në vitin 1999 .

Lajmin për zgjatjen e paraburgimit për radio kontakt plus e ka konfirmuar avokati i tij Mitroviqit, Dejan A Vasiq, përcjell b92.

Vasiq vazhdimin e paraburgimit e ka quajtur të pabazë.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Mitroviqit më 18 korrik të këtij viti me aktakuzën krime lufte kundër popullatës civile.

Më Shumë

Tre persona arrestohen në Suharekë për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Policia e Kosovës ka arrestuar në Suharekë tre personave të dyshuar lidhur me veprat “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”. Sipas...

Theret me thikë një person në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren, nën dyshimin se kanë sulmuar dhe e kanë therur me thikë një tjetër. Sipas policisë, viktima është dërguar për...

Lajmet e Fundit