DokuFest dhe Komuna e Prizrenit me Memorandum të Bashkëpunimit

Të mërkurën, më 7 shkurt, DokuFest në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit të Komunës së Prizrenit nënshkruajnë “Memorandum të Bashkëpunimit”, në hapësirat e kinemasë së qytetit “DokuKino”.

Përmes këtij memorandumi synohet funksionalizimi i bashkëpunimit afatgjatë në mes të dy institucioneve për krijimin e një platforme që nxit dhe mbështet përdorimin e mjeteve audiovizuale në planifikimin dhe zhvillimin e procesit edukativ-mësimor, në shkollat e mesme të larta të komunës, me qëllim të përmbushjes së kërkesave dhe rezultateve të Kornizës Kurrikulare të Arsimit Parauniversitar të Kosovës.

Më Shumë

Kolpa vjen në Prizren, konfirmohet për Rock & Blues Festival 2026

Prizren Rock & Blues Festival ka vazhduar zbulimin e artistëve që do të performojnë në edicionin e katërt të festivalit, duke konfirmuar grupin e...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit