23.8 C
Prizren
E enjte, 21 Shtator, 2023

Lituania: Europa e kërcënuar, Rusia vendosi raketa në Kaliningrad

Presidentja e Lituanisë ka akuzuar Rusinë se ka vendosur raketa shtesë bërthamore në enklavën e saj në Kaliningrad, në gjirin e Detit Baltik.

Raketat janë vendosur në një bazë të përhershme, dhe sipas presidentes së Lituanisë janë një kërcënim i madh për Evropën.

Presidentja Dalia Grybauskaite u tha gazetarëve pas vizitës së trupave të NATO-s në qytetin qendror të Lukavës, Rukla, se “raketat Iskander po vendosen në Kaliningrad për prani të përhershme” teksa ajo jepte deklaratën.

Ajo e quajti atë një kërcënim jo vetëm për Lituaninë, por për “gjysmën e të gjitha vendeve evropiane”.

Zëvendës / sekretari i përgjithshëm i NATO-s Rose Gottemoeller, i cili vizitoi gjithashtu bazën Rukla, ku batalioni shumëkombësh i aleancës ushtarake është i vendosur, tha se pohimi i Grybauskaite, nëse është i vërtetë, do të thoshte se kemi të bëjmë me “një çështje shumë serioze”, sipas agjencisë ballkanike të lajmeve BNS.

Nga Kaliningradi, që gjendet mes Lituanisë dhe Polonisë, raketat Iskander mund të arrijnë objektiva në të dy vendet, si dhe fqinjët Baltikë Letoninë dhe Estoninë, të gjithë këta anëtarë të NATO-s.

Kreu i komitetit të mbrojtjes të parlamentit rus, Vladimir Shamanov, konfirmoi vendosjen e raketave. Ai shtoi se masa ishte një reagim ndaj një ndërtimi të NATO-s pranë kufijve të Rusisë, me numrin e shtuar të armëve të SHBA në Poloni, që ka acaruar tej mase Moskën.

Raketat Iskander me saktësi të lartë të vendosura në Kaliningrad mund të pajisen me një bërthamë konvencionale ose bërthamore dhe kanë një distancë deri në 500 kilometra. Në të kaluarën, Moska i dërgoi ato në Kaliningrad përkohësisht për stërvitje ushtarake.

Raporti i UEFA: Shqipëria, një nga ligat që shkarkon trajnerët më shpesh

Në një raport të ri të publikuar nga UEFA, Abissnet Superiore e Shqipërisë rezulton të jetë një nga ligat me nivelin më të lartë...

Haradinaj: Kosova në NATO është zgjidhja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Kosova duhet të anëtarësohet në NATO, dhe se kjo sipas tij është...

Lajmet e Fundit