Oferta e çmendur e Manchester United për Neymar

Manchester United duket se është i gatshëm të bëjë një ofertë të çmendur për Paris Ssaint-Germain për brazilianin Neymar.Edhe më herët u përmend interesimi i “Djajve të Kuq” për sulmuesin brazilian, por së fundmi sipas “Diario Gol”, thuhet se Jose Mourinho është duke e konsideruar një ofertë bombastike për klubin francez.

260 milionë funte dhe kartoni i Paul Pogba, është oferta e Man. United për PSG-në lidhur me shërbimet e Neymar.Ka kohë që braziliani është bërë kryetitull gjithandej, lidhur me pakënaqësinë e tij në “Parkun e Princave” dhe përpos tij, raportimet flasin edhe për raportet jo të mira në anën tjetër në mes Mourinhos dhe Pogbas.

Për Neymar, po këmbëngul edhe Real Madrid, por jo larg këtyre zërave dhe spekulimeve ka qenë edhe Manchester United.Megjithatë, sipas raportimeve të njëjta, thuhet se përveç kësaj oferte, “Djajtë” kanë bërë gati edhe një kontratë të majme për sulmuesin brazilian, ku përfshihen 30 milionë funte në vit.

Më Shumë

LVV-ja në Prizren mban tubim me gra dhe vajza

Lëvizja Vetëvendosje - Qendra në Prizren ka organizuar një tubim me gra dhe vajza, ku morën pjesë përfaqësuese dhe kandidatë të kësaj partie. Në këtë...

Prizren/ Nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Prizren ka raportuar në polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe familja...

Lajmet e Fundit