Ujëvara e Mirushës ‘pastrohet’ nga objektet montazh

Inspektorati i Komunës së Malishevës ka marrë vendim për rrënimin e të gjitha konstruksioneve e vendosura përgjatë ujëvarës së Mirushës.

Komuna njofton se vendimi erdhi pas urdhëresave nga Ministria e Mbrojtjes dhe Planifikimit Hapsinor.

Drejtori i Inspektoratit, Dibran Kastrati tha se pronarëve të këtyre objekteve i është dhënë 30 ditë kohë për zbatim të vendimit.

“Si drejtori kemi ndjekur të gjitha procedurat e duhura ligjore, duke urdhëruar pronarët t’i largojnë objektet Brenda afatit prej 30 ditësh. Në rast të mosveprimit nga pronarët, inspektorati do të rrënoi objektet, por të gjitha shpenzimet, do t’i bartin pronarët vet”, tha ai.

Ai po ashtu ka tëhequr vërejtjen se të gjitha objektet të cilat janë të ndërtuar në zona ku nuk lejohet do të merren masa ligjore nga inspektorati, për rrënimin e atyre objekteve.

Më Shumë

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Lajmet e Fundit