Drejtuesit e shkollave të shqetësuar, nxënësit e dobët po dalin më mirë në Test të Maturës

Testi i arritshmërisë, për 3 për qind ka dalë më i suksesshëm se sa në vitin e kaluar, çka ka bërë që Ministria e Arsimit të krenohet me këtë rezultat.

Por, ka shpërputhje të rezultateve ndërmjet nxënësve të dobët dhe atyre të shkëlqyer, raporton KTV.

Kryesisht nxënësit më të dobët në mësime, arrijnë një rezultat të lartë në test dhe i kalojnë nxënësit e suksesshëm.

Drejtoresha e Shkollës Fillore “Faik Konica”, Gjylije Balaj, thotë se mësimdhënësit janë realë gjatë vlerësimit, por organizimi i testimit lë shumë për të dëshiruar.

Në këtë shkollë nota mesatare gjatë vitit për të gjithë nxënësit është 4 ndërsa 70 për qind është arritja në testin e arritshmërisë.

Ndërkaq, rezultatet e testit të Maturës Shtetërore ende nuk kanë janë publikuar.

Drejtori i gjimnazit “Sami Frashëri” thotë se suksesi i përgjithshëm i nxënësve të kësaj shkolle është 3.92 dhe duke u bazuar në këtë, nuk pret rezultat më të madh në testim.

Në anën tjetër, në një përgjigje me shkrim, ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se pret rezultat të lartë në testin e Maturës Shtetërore, pasi organizimi i testit në katër regjione, sipas tij, ka dhënë rezultate të menaxhimit të mirë.

Më Shumë

Euronews: Si të kaloni 24 orë në Prizren, kryeqytetin kulturor të Kosovës?

Kosova mund të jetë ndër vendet më pak të vizituara në Evropë, por sigurisht që nuk i mungojnë atraksionet kulturore. Ky është udhëzuesi i Euronews se...

“Kam me ju vra të gjithëve” – Rahovecasi dyshohet se kërcënoi nënën, policia i gjen edhe drogë në banesë

Policia në Kosovë kanë nisur hetimet ndaj një personi në Rahovec, nën dyshimet për dhunë të rëndë në familje dhe posedim të substancave narkotike. Rasti...

Lajmet e Fundit