5.5 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Iniesta kërkon maksimumin ndaj Iranit

Spanja do të luajë sonte në mbrëmje ndeshjen e dytë në Grupin B, teksa përballë do të ketë Iranin, që mban vendin e parë, pas triumfit surprizë 1-0 ndaj Marokut.

“Furia e Kuqe” vjen pas një starti shumë problematik, që filloi me shkarkimin e trajnerit Julen Lopetegui dhe vijoi me atë barazim 3-3 ndaj Portugalisë, ku Cristiano Ronaldo ishte fantastik duke shënuar tre gola ndaj Spanjës.

Gjithsesi ndeshja me Iranin do të jetë e një tjetër natyre, pasi spanjollët janë dukshëm favorit dhe pritet të marrin 3 pikët e para në këtë Botëror.

Andres Iniesta bën thirrje për kujdes dhe kërkon që kjo ndeshje të trajtohet si një finale nga shokët e tij të skuadrës, pasi mund të vendosë shumë sa i përket të ardhmes, transmeton kp.

“Ndeshjen me Iranin duhet ta luajmë si një finale, pasi nëse fitojmë, do të jemi në pozita mjaft të mira në grup. Jemi një grup i bashkuar futbollistësh dhe kam besim se do të bëjmë një Botëror mjaft të mirë. Në nivelin individual jemi më të mirët, por edhe si grup luajmë prej kohësh bashkë, ndaj kam besim te kjo skuadër”, deklaroi Iniesta.

Më Shumë

Votohet Qeveria Kurti 3

Pas më shumë se një viti, Kosova tashmë ka ekzekutivin e ri me kompetenca të plota. Kjo pasi që, Albin Kurti është zgjedhur sërish...

Fermerët e Malishevës përkrahen me teknologji moderne bujqësore

Komuna e Malishevës ka nënshkruar dje një marrëveshje bashkëpunimi me Islamic Relief Kosova për të mbështetur fermerët lokalë me pajisje moderne bujqësore. Sipas njoftimit, ky...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit