Qendra Tregtare në Prizren, ndërtohet pa respektuar lejen

Drejtoria e Inspektoratit në Prizren, ka identifikuar ndërtimin e një Qendra Tregtare, që nuk i është përmbajtur lejes së ndërtimit në rrugën “Tirana”.

“Investitori i këtij objekti, përveçse nuk i është përmbajtur lejes së ndërtimit, ka bërë shkelje edhe në projektin e infrastrukturës së qytetit. Një pjesë e këtij objekti është duke u ndërtuar në hapësirën e paraparë për rrugë qarkulluese. Pasojat e ndërtimeve të këtilla kanë ngulfatur qytetin, prandaj inspektorët komunalë kanë kërkuar nga investitori që t’i ndalë punimet duke ia ofruar mundësinë për revidimin e lejes ekzistuese.”, njofton Komuna e Prizrenit.

“Përkundër kësaj mundësie, punët kanë vazhduar në mënyrë të kundërligjshme. Prandaj, inspektorët komunalë sërish kanë intervenuar dhe kanë shqiptuar gjobë sipas udhëzimit administrativ”.

“Mbi 35% të ndërtimit të këtij objekti është jashtë koordinatave të lejes ndërtimore, për më tepër është mbyllur edhe rruga qarkulluese e paraparë me plan urbanistik”.

“Komuna është e interesuar që të ketë sa më shumë investime, por investimet duhet t’i përmbahen ligjit dhe rregullave të parapara. Nuk mund të ketë zhvillim pa e respektuar rendin dhe ligjin”.

“Ndër problemet më të theksuara që i ka trashëguar Komuna e Prizrenit janë ndërtimet pa leje dhe ato në kundërshtim me rregullat dhe ligjin”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Lajmet e Fundit