Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit institucional dhe avancimin e performancës në sistemin gjyqësor.
Gjatë takimit, kryetarja Emra e uroi kryesuesin Thaqi për detyrën e re në krye të KGJK-së, duke i shprehur mbështetje dhe suksese në ushtrimin e përgjegjësive të tij institucionale.

Sipas njoftimit të gjykatës, në kuadër të takimit u diskutuan çështje që ndërlidhen me funksionimin dhe menaxhimin e punës në Gjykatën Themelore në Prizren, si dhe prioritetet dhe sfidat në funksion të rritjes së performancës institucionale.
“Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet KGJK-së dhe gjykatave, me fokus në forcimin e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor”, thuhet në njoftim.

Të dy palët ritheksuan përkushtimin për koordinim institucional dhe mbështetje të ndërsjellë në funksion të avancimit të proceseve gjyqësore, forcimit të sundimit të ligjit dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për qytetarët./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
https://prizrenpress.com/428407-2j/
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
