152 tifozë të Nigerisë mbetën në Rusi pa asnjë cent, ja kush i ktheu në shtëpi

Shteti nigerian vendosi të kujdeset për kthimin e 152 shtetasve të vet të cilët kanë mbetur në Rusi pas përfundimit të Botërorit pas asnjë “cent në xhep”.

E pos kësaj, disa prej kompanive ajrore u kanë anuluar biletat e udhëtimit.

Në këtë situatë, shteti nigerian ka vendosur t’u vijë në ndihmë atyre duke u siguruar fillimisht ushqim e strehim aty ku ndodhen, në rrethinat hoteleve, e më pas do u sigurojë kthimin.

Autoritetet thanë se qytetarët e saj mbeten aty pasi  shpenzuan të gjitha paratë e tyre duke mbetur “pa asnjë cent në xhep”.

Presidenti i Nigerisë, Muhammed Buhari premtoi në fillim të javës se të gjithë 152 nigerianët do të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Më Shumë

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Lajmet e Fundit