“No Borders Orchestra” mban koncert në Prizren

Në kuadër të turneut ballkanik, Prizreni ishte ndalesa e radhës e orkestrës së njohur, “No Borders Orchestra”. Koncerti u mbajt të shtunën në Kino “Lumbardhi” dhe interesimi i publikut për ta përcjellë atë ishte i madh, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.

Drejtori i fondacionit të Lumbardhit, Ares Shporta, tregoi se ky koncert është realizuar në bashkëpunim me Festivalin, “DAM”.

“No Borders Orchestra” përbëhet nga 20 anëtarë, që të gjithë nga vendet e ish-Jugosllavisë. Njëri nga anëtarët e kësaj orkestre, Sasa Mirkovic, u shpreh i lumtur që patën rastin të prezantohen përpara publikut në Prizren.

“No Borders Orchestra” është duke e zhvilluar turneun ballkanik, i cili përfshin koncertet në Budvë, Sarajevë, Beograd, e duke mos e harruar edhe Prizrenin. Jemi jashtëzakonisht të lumtur që kishim këtë koncert sonte në Prizren, pas koncertit që kemi mbajtur në vitin 2013 në Prishtinë. Salla ishte e mbushur dhe publiku na bëri një pritje shumë të ngrohtë. Kishte energji shumë të mirë këtë mbrëmje dhe ne jemi shumë të lumtur që ishim këtu. Prej këtij viti, koncertet e këtilla dhe turneu ynë do të jetë tradicional, andaj ne do të shihemi vitin që vjen”.

Pas Prizrenit, kjo orkestër do të mbajë koncert më 20 gusht në Sarajevë, ndërsa më 22 gusht në Beograd.

Ndërkaq, Ares Shporta bëri të ditur se aktivitetet në Kino “Lumbardhin” do të vazhdojnë me disa koncerte të tjera.

Shporta u shpreh i kënaqur me interesimin e publikut në Prizren për përcjelljen e këtyre ngjarjeve kulturore.

Më Shumë

Totaj priti veteranët dhe invalidët e UÇK-së: Kontributi i tyre mbetet themel i lirisë sonë

Me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Prizrenit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta,...

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

Lajmet e Fundit