5.6 C
Prizren
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Në Prizren do të bëhet mbledhja e mbeturinave të vëllimshme

Komuna e Prizrenit në javën e parë të muajit nëntor do të fillojë aksionin e mbledhjes së mbeturinave të vëllimshme nga të gjitha amvisëritë.

Sipas njoftimit të komunës së Prizrenit, aksioni do të realizohet nga data 1 nëntor, deri më 7 nëntor.

“Mbeturinat e vëllimshme llogariten të gjitha gjësendet e vjetërsuara që nuk përdoren, duke përfshirë orendi të vjetra shtëpiake, vitrina, set ulëse, tepihë, pajisje teknike etj. Mbledhja e mbeturinave të vëllimshme do të realizohet sipas orarit të mbledhjes së mbeturinave të rëndomta. Shtëpitë private këto mbeturina duhet t’i vendosin para dyerve, në ditën kur bëhet shërbimi për mbledhjen e mbeturinave në lagjen përkatëse. Ndërsa banimet kolektive, duhet t’i vendosin ato në pikën publike më të afërt të grumbullimit të mbeturinave. Mbeturinat e vëllimshme nuk duhen të hidhen në çdo kohë”, thuhet në njoftim.

Komuna ka njoftuar ky shërbim është pa pagesë dhe bëhet dy herë në vit.

Më Shumë

Kuvendi i Malishevës miraton planin e punës, listën e pronave dhe shqyrton financat

Kuvendi i Komunës së Malishevë, nën drejtimin e kryesuesit Fatmir Ademaj, ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt për këtë vit, ku janë trajtuar...

FFK thirrje tifozëve: Bëhu zëri i historisë, sonte është momenti!

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një mesazh motivues për tifozët në prag të ndeshjes vendimtare, duke i ftuar ata të jenë pjesë...

Lajmet e Fundit