PDK: Muja ia ka ndryshuar pamjen Prizrenit

pdk prizrenPartia Demokratike e Kosovës në Prizren është e bindur se kandidati i tyre, Ramadan Muja, si kryetar i Komunës, ia ka ndryshuar pamjen për të mirë Prizrenit. Anëtarët e këtij subjekti politik, janë të binduar se puna që ka bërë kryetari Muja do të shpërblehet nga qytetarët.

Kryetarët e nëndegëve të PDK-së në takimin e fundit që kanë mbajtur janë shprehur të gatshëm që të mobilizohen për zgjedhjet e nëntorit. Në këtë takim kanë marrë pjesë kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, kryetari i Degës së PDK-së Minir Krasniqi, kryetari i Shtabit Zgjedhor Hasan Hasani, sekretari i përgjithshëm i PDK-së Nijazi Kryeziu dhe anëtarë tjerë të Kryesisë.

Ata në këtë takim kanë diskutuar për përgatitjet e deritashme në lidhje me fillimin sa më të mbarë të fushatës parazgjedhore.
Kryetarët e nëndegëve të PDK-së, janë zotuar se do të bëjnë një fushatë të ndershme, dhe demokratike.

Sipas tyre, anëtarët dhe simpatizantët e PDK-së kanë arsye më shumë se kurrë që të jenë krenar, sepse gjatë kohës sa Prizreni është qeverisur nga PDK-ja dhe nga kryetari Muja, ka ndryshuar pamjen dhe është bërë shembull në gjithë hapësirën shqiptare si qytet ku frymon uniteti dhe bashkëpunimi i shkëlqyer qytetarë – qeveritarë.

Ata treguan se janë duke punuar me qytetarë derë më derë për të bashkëbiseduar me ta, dhe për të parë nga afër se cilat janë kërkesat e tyre .Struktura e Degës së PDK-së, po ashtu ka kërkua që fushata të zhvillohet e qetë, dhe të respektohen rregullat e zgjedhjeve, në mënyrë që të mos lejohet në asnjë mënyrë që për shkak të pakujdesisë të prishet imazhi i PDK-së, dhe vizioni i kësaj partie, që është e vetme në Kosovë që do ta shpie Kosovën në Evropë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

Aleanca në Prizren vazhdon fushatën intensive pranë qytetarëve

Aleanca në Prizren ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet e saj në terren, duke zhvilluar takime me qytetarët në kuadër të fushatës zgjedhore. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit