7.2 C
Prizren
E shtunë, 1 Shkurt, 2025

Bedri Muhadri: Tre profesorë po manipulojnë me studentët e UPZ-së

Kryesuesi i Këshillit Drejtues të UPZ-së, Bedri Muhadri, ka komentuar zgjedhjen e u.d. të Rektorit, Ismet Temaj.

Ai, akuzon tre antarët e këtij këshiili se po manipulojnë më studentë.
Muhadri fton studentët për bashkëpunim.

Letra e plotë dhe pa ndërhyreje

Këshilli Drejtues në përgjegjësit e veta, në Mbledhjen me 21.12.2018 në ora 17.00 në zyrën e Këshillit Drejtues ka zgjedhur Ushtrues të Detyrës së Rektorit të Universitetit të Prizrenit Prof. asoc. dr Ismet Temaj.

Tre anëtar të Këshillit Drejtues: Profesorët: Ragip Gjoshi, Artan Nimani, Ylli Kortoqi, nuk morën pjesë në Mbledhjen e lajmëruar me kohë, me arsyetimin “kinse po solidarizohem me një grup studentësh”të udhëhequr nga udhëheqësit e Parlamenti Studentor i Universitetit, të cilët me datën 21.12.2018 kanë mbajtur një protestë paqësore, të cilët kanë shfaqur pakënaqësitë e tyre e në mes tjerash kanë kërkuar nga anëtarët përfaqësues të senatit në Këshillin Drejtues të Universitetit të mos marrin pjesë në mbledhje ngase sipas tyre Universitetit është në situatë shumë të keqe. Pararendëse e kësaj proteste është letra publike me datën 19.12.2018 drejtuar organeve shtetërore, por si e tillë letra nuk ka validitet juridik në radhë të parë ngase nuk figuron asnjë nënshkrim i atyre, vetëm se është keqpërdorur vula e Parlamentit Studentor, dhe në mënyrë të jashtëligjshme është protokollu, e nga kush është vepruar kështu.? Ky grup i studentëve, janë instrumentalizuar fatkeqësisht nga profesorët të cilët nuk prezantuan në Mbledhjen e Këshillit Drejtues, dhe nga gjykimi im edhe nga ndonjë profesor e administrator i Universitetit të cilët zgjedhjen e Organit kryesor të Universitetit-Rektorin e shohin si humbje të privilegjeve të shumta si: në ndikime nepotiste, etj.,

Po vë në pah se Zgjedhja e Ushtruesit të Detyrës së Rektorit te Universitetit të Prizrenit “UKSHIN HOTI” është realizuar sipas Statusit të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, neni 31, paragrafi 6 dhe nenit 27. paragrafi 3.
Neni 31, paragrafi 6 që udhëzon ecurinë e zgjedhjes se Ushtruesit të Detyrës së rektorit në rastin e mbetjes vakant të pozitës së rektorit në mes tjerash shkruan: “Ushtruesi i detyrës së Rektorit zgjidhet personi që i plotëson kushtet e parapara për zgjedhjen e rektorit, neni 27, paragrafi 3 i Statutit”, në vijim neni 27, paragrafi 3 shkruan: ‘‘Konkurrimi për postin e Rektorit është i hapur për kandidatët të brendshëm dhe të jashtëm. Kandidati duhet t’i plotësojë kushtet në vijim”.
“3.1. të ketë përvojë të dëshmuar në mësimdhënie akademike, kërkime shkencore dhe të ketë gradën më së paku të profesorit të asocuar”.
“3.2. të ketë përvojë të dëshmuara menaxhuese universitare”.
Të respektuar student të U. të Prizrenit, besoj se tashmë e keni të qartë se ata të cilët e kanë përgjegjësi ligjore për të zgjedh organin e Rektorit të Universitetit, nuk marrin pjesë në mbledhje.

Ju studentë, profesorë dhe gjithë ju, më të drejtë po kërkoni të zgjedhim Rektorin, e profesorët e cekur lartë bojkotojnë mbledhjen. Në gjykimin tim, ata nuk marrin pjesë ngase po mendojnë se mund ta delegjitimojnë zgjedhjen e Prof Ismet Temaj, në detyrën e U. D. të Universitetit, profesor shumë vjeçar në këtë Universitet, me program të qartë që mundëson avancim akademik, e te gjithanshëm të Universitetit. Profesor me ushtrim të funksioneve të rëndësishme në Universitet. Në mes tjerash ka ushtruar detyrën e Dekanit të Fakultetit të Edukimit. Profesor me të arritura të dëshmuara pedagogjike e shkencore.
Këshilli Drejtues pra shumica e saj është e vendosur që mbi bazën ligjore të marrë vendime të duhura në kohë të duhur të cilat mundësojnë funksionalizim me kapacitet maksimale për të vepruar dhe për ta avancuar Universitetin aty ky dëshirojnë studentët dhe shoqëria jonë. Ky është qëllimi, dhe zotimi i Këshillit Drejtues.

Çdo herë vlen maksima “kur punohet edhe gabohet”, por është e ditur se “kritikuesi i mirë është miku më i rëndësishëm”. Kësisoj jemi të hapur dhe bashkëpunues çdo moment.

Të nderuar studentë, po bëj të ditur se është rregullorja e Universitetit që përcakton, pagën, dhe shtesat reprezentative të çdo anëtari të Këshillit Drejtues. Dhe çdo shpenzim i imi po edhe anëtarëve të tjerë të Këshillit Drejtues është i miratuar nga Prorektori për Buxhet dhe Financë. Shpenzimet e secilit pasqyrohen nga Zyra e Drejtorit për Ekonomi e Universitetit, dhe të dhënat janë publike dhe ne rast të shpenzimit buxhetor të pa ligjshëm nga ana ime e mirëpres çdo ndëshkim që më jepet nga organi përkatës. Dhe lus çdo student të angazhohet dhe të shikoj të dhënat e shpenzimeve buxhetore nga ana ime. Sa i përket telefonave të mençur është e vërtet që është kërkesa e tillë, dhe kuptohet bazuar me procedurë të rregullativës ligjore të parapara dhe të lejueshme për procedurë të këtillë, por, vë në dijeni, se kërkesa për telefon të menqurë është edhe për Kryetarin e Parlamentit Studentor, studentin e nderuar Milot Berisha, por që gjithsesi se është e lejuar si veprim nga ana e Këshillit Drejtues. Sot është e qartë së telefonat e mençur janë mjete të duhura për punë. Në çështjen e bursave për Ju studentë, duhet të informoheni drejt, se Ky këshill ka marrë vendim që të shpërndahet buxheti i paraparë për bursë më shumën aq sa është.

E qartë së shuma buxhetore për bursa është jo e mjaftueshme, për çka ne Këshilli Drejtues kemi pas angazhim dhe së bashku me zyrën ekonomike të Universitetit kemi dorëzuar zyrtarisht letër në Ministri të Arsimit, dhe është kërkuar që nga buxheti i paraparë për shpenzime dhe mallra të Universitet të bartet një pjesë e mjeteve më qëllim që të rrisim fondin e mjeteve të dedikuar bursave të studentëve të Universitetit. Por, siç jemi në dijeni, Universiteti i juaj nuk ka autonomi financiare, dhe si e tillë kërkesa ende nuk është realizuar, por, që në vazhdimësi e kërkojmë të realizojmë një mundësi të tillë që bursa studentore të jetë sadopak e dinjitetshme ngase rezultatet e juaj studimore, është segment kyç në zhvillimin e shoqërisë.
Unë do dal në anën e studentëve dhe së bashku të hartojmë rregullore që mundëson shpenzime sa më racionale të buxhetit të Universitetit. Të shikohet se sa marrin të ardhura vjetore profesorët në Universitetin e Prizrenit, qoftë si pagë apo shtesave të tjera.

Studentë të nderuar thirreni në zërin e arsyes studentore çdo here nga motivet e përbashkëta studentore në të mirë të përbashkët e jo në shërbim të interesave të grupacioneve nga ana e profesorëve. Kështu mundësohet normalitetit në Universitet. Çdo veprim i drejt i juaj që sot, reflektoni për të ardhme të suksesshme të shoqërisë sonë, shtetit tonë të dashur Kosovë.

Është momenti i Juaj student të merrni qëndrime të pavarur, e jo anim nga ana e tre profesorëve të cilët në momente të rëndësishëm për Universitet, nuk marrin pjesë apo lëshojnë Mbledhjen e Këshillit Drejtues sa herë që po e kuptojnë se llogarit e tyre personale nuk po realizohen. Pra kush po bën sakrilegj në Universitet, Ne shumica e Anëtarëve të Këshillit Drejtues qe po përpiqem çdo herë të realizojmë detyrat ligjore, dhe kërkesën e arsyeshme të Juaj për të zgjedhë organin kryesor të menaxhimit të Universitetit, të Rektorit apo U. D. të Rektorit, apo ata “tre profesor” që po sabotojnë Këshillin Drejtues.

Grupi i udhëhequr nga Profesor Ragip Gjoshi, Artan Nimani, po ashtu lëshuan mbledhjen e Këshillit Drejtues të datës 28. 05. 2018 me rastin e zgjedhjes së Rektorit. Është e qartë së është në të drejtën e secilit anëtarë e drejta legjitime për mospajtim dhe për të lëshuar mbledhjet e Këshillit Drejtues, por është e qartë edhe fakti se çdo vendim i Këshillit Drejtues mund të jetë objekt i procedurave gjygjësore, andaj, ne duhet tua lejmë organeve të gjygjësisë që ato ta verifikojnë ligjshmërinë e vendimeve, e jo tekeve të profesorëve të lartcekur, të cilët duket se kanë arritur të manipulojnë një grup të studentëve për të kundërshtuar dhe duke shkaktuar mos bashkëpunim të duhur ne relacion Student me Këshillin Drejtues.

Unë, Kryesuesi i Këshillit Drejtues, siç jeni në dijeni kam pas disa takime më qëllim që ta analizojmë mire situatën dhe të veprojmë drejtë duke pas për bazë vetëm interesin e Universitetit, por jo edhe të atyre që përpiqen që nën petkun studentor të fshihen. Është e pakuptimit si koncept i të vepruarit të kërkohet alibi nga profesorët e lartcekur për të mos kryer sipas etikës akademike detyrat me kohë të duhur në të mirë të Universitetit. Pra veprimet ligjore apo joligjore të Këshillit Drejtues të apelohen nga kushdo qoftë në organe ku vërtetohet ligjshmëria e vendimit. Nuk është as koha, as shkaku për të kundërshtuar, ngase mbledhjet e Këshillit janë transparente, dhe ku çdo herë është prezent Kryetari i Parlamentit të Studentëve. Dhe po vë në dijeni se sipas statutit vetëm kur ka çështje direkt për çështje të studentëve, Këshill Drejtues ka obligim të njoftojmë për të marrë pjesë në Mbledhje, e jo në raste të tjera. Unë kryesuesi, nga fillimi e deri më tani në çdo mbledhje të Këshillit Drejtues është njoftuar dhe ka marrë pjesë përfaqësuesi i Parlamentit Studentor të Universitetit të Prizrenit, vetëm e vetëm që Këshilli dhe studentët të jenë sa më mirë dhe drejtpërdrejt të informuar me punë e Këshillit Drejtues. Dhe një fakt, përfaqësimi i tyre është në cilësi të vëzhguesit, pa të drejt vote, pra duhet të përcjell mbledhjet deri në përfundim të saj, dhe të informoj saktë Juve studentë të Nderuar.

Por a din se si ka vepruar ish Kryetari, sot Senator i Juaj, Z. Arianit Berisha në mbledhje të rregullt me rastin e mundësisë për të zgjedh Rektorin, ai, i pari “si më i guximshmi” në mënyrë të pasjellshme lëshon mbledhjen, e në rastin e dytë të Mbledhjes së Këshillit Drejtues, prapë ai “më i guximshmi i juaj” , brutalisht arrin të mund me muskujt e tij të guximshëm pjesëtarët e sigurimit të Objektit të Universitetit, dhe dhunshëm hynë brenda ku mbahej mbledhja, e dhunshëm sipas tij “ia arriti qëllimit”, ndaloi punën e mbledhjes së Këshillit Drejtues. Unë po adresoj fakte të mija, dhe janë publike, dhe publikisht kërkoj që të bashkëpunojm të gjithë së bashku si Universitet dhe ecim tutje mbi bazën e juridiksionit të Universitetit. Dhe kjo është rruga e vetme e Këshillit Drejtues për të vepruar.

Të nderuar student e profesor mbetemi për të vlerësuar çdo veprim tonin. Ne duhet të punojmë së bashku për të mirën e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.,

Me shumë respekt Bedri Muhadri,

Më Shumë

Mes eliminimit dhe kualifikimit, natë e zjarrtë në Ligën e Kampionëve

Manchester City duhet ta mposht patjetër Bruggen për të shmangur eliminimin nga Liga e Kampionëve. Në situatë të ngjashme është edhe Paris Saint-Germaini, që patjetër...

97-shi i LDK-së, Xhavit Ukaj: Mbështetje dhe besim në fshatrat Nashec, Grazhdanik dhe Bishtazhin

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, i cili mban numrin 97, në kuadër të fushatës zgjedhore ka takuar elektoratin në fshatrat Nashec, Grazhdanik...

Lajmet e Fundit