Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj theksoi se Naser Shala ishte gjithmonë i gatshëm për sakrificë sa herë që e kërkoi atdheu. Ai u kujtua si pjesë e një brezi luftëtarësh që e kuptuan herët se liria kërkon përkushtim, vendosmëri dhe qëndrueshmëri.

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

“Sot nderojmë kujtimin për Naser Shalën në njëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Ai ishte nga ata që nuk u zmbrapsën kurrë para përgjegjësisë. Për bashkëluftëtarët u bë shtyllë e organizimit, duke dhënë kontribut të pazëvendësueshëm në ditët më të rënda të luftës për liri,” u shpreh Haradinaj.

Ai shtoi se Naser Shala nuk e përjetoi luftën vetëm në vijat e frontit, por edhe përmes një dhimbjeje të madhe personale, pasi përjetoi masakrimin e familjes së tij. Megjithatë, sipas Haradinajt, ai nuk u thye, por e ktheu dhimbjen në forcë dhe vendosmëri për ta vazhduar rrugën deri në fund.

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

“Edhe në periudhën e shtetndërtimit, Naseri mbeti i njëjtë, i drejtë, i palëkundur dhe i përkushtuar ndaj vendit,” theksoi ai.

Në fund, Haradinaj e përshkroi atë si një burrë të rrallë që jetoi me nder dhe u largua me dinjitet, duke shtuar se emri i tij do të mbetet pjesë e historisë dhe kujtesës kolektive.

“Lavdi jetës dhe veprës së Naser Shalës.”

Zbuloni materialet më të mira të tekstilit luksoz – Vizitoni pikat e Fa&Be Tex në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren