Kusari-Lila nesër e lë Qeverinë

Kusari-Lila10-1Mimoza Kusari-Lila, vetëm edhe dy ditë do të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës. Të mërkurën ajo do të japë dorëheqje nga dy pozitat që mban në Qeveri, si zv/kryeministre dhe si ministre për Tregti dhe Industri. Vendimin për dorëheqje Kusari-Lila pritet të marrë pas kandidaturës së saj në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit për komunën e Gjakovës nga Aleanca Kosova e Re.

Në një prononcim për Tribunën, Kusari-Lila e ka konfirmuar se të mërkurën është dita e saj e fundit si ministre dhe zv/kryeministre. “Unë të mërkurën e kam ditën e fundit në zyrë. Këtë ditë është takimi i Qeverisë, por do të jetë edhe takimi i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, të cilin do ta drejtoj unë. Dhe po këtë ditë e kemi paraparë edhe një konferencë për media në të cilën do ta prezantoj si dorëheqjen ashtu edhe të arriturat që kemi pasur gjatë dy viteve e shtatë muaj të qeverisjes sime”, ka thënë Kusari-Lila.

Ajo nuk ndihet e penduar me vendimin për dorëheqje nga dy postet e rëndësishme në Qeverinë ‘Thaçi 2’.“Tani jam e përkushtuar me procesin që po fillon në komunën e Gjakovës, me fushatën. Besoj që është koha për t’u përmbyllur një cikël që ka filluar në vitin 2009 dhe tani komuna e Gjakovës duhet të meritojë ndryshimin që është duke e pritur”, ka shtuar ajo.

Më Shumë

Totaj me bashkëpunëtorë vizitoi fermerin Isen Islamaj

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, vizitoi sot fermerin Isen Islamaj në lagjen “Bajram Curri”. Fermeri Islamaj falë punës së...

KQZ miraton fletëvotimin për votim me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimit për votimin me postë jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme...

Lajmet e Fundit