17.1 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Eurovision 2026/ Sot gjysmëfinalja e dytë, Alis ngjitet në skenë me “Nan”

Mbrëmjen e sotme, Alis do të ngjitet në skenën e Eurovision Song Contest 2026 për të përfaqësuar Shqipërinë me këngën emocionuese “Nan”, në gjysmëfinalen e dytë të festivalit më të madh muzikor në Evropë që do të transmetohet në RTSH në orën 21:00.

Pas provës gjenerale të zhvilluar një ditë më parë, artisti shqiptar synon të sigurojë një vend në natën finale të Eurovisionit. Kënga “Nan” sjell një mesazh të fuqishëm dhe prekës mbi figurën e nënës në familjen shqiptare, duke ndërthurur tekstin emocional me motive muzikore të thella dhe autentike shqiptare.

Edhe videoklipi i këngës është vlerësuar për ndjeshmërinë dhe simbolikën që përcjell, duke e kthyer performancën e Alis në një rrëfim universal për dashurinë, sakrificën dhe forcën e nënës.

Diaspora shqiptare, vendimtare për kualifikimin

Për shkak të rregullores së Eurovisionit, shqiptarët që ndodhen brenda territorit të Shqipërisë nuk mund të votojnë për vendin e tyre. Për këtë arsye, shpresat për kualifikim mbështeten kryesisht te diaspora shqiptare dhe mbështetësit jashtë vendit.

Shqipëria do të konkurrojë sonte së bashku me 14 shtete të tjera, mes tyre Bullgaria, Azerbajxhani, Rumania, Luksemburgu, Çekia, Armenia, Zvicra, Qipro, Letonia, Danimarka, Australia, Ukraina, Malta dhe Norvegjia.

Ndërkohë, Austria, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat kalojnë automatikisht në finale, do të performojnë dhe do të votojnë gjatë mbrëmjes së sotme.

Si mund të votohet për Shqipërinë?

Publiku shqiptar jashtë vendit mund të mbështesë Alis me kodin 13 duke votuar gjatë kohës kur televotimi të shpallet i hapur në transmetimin live të gjysmëfinales.

Në shtetet pjesëmarrëse të gjysmëfinales së dytë, votimi bëhet duke dërguar kodin 13 në numrin e publikuar nga transmetuesi përkatës i vendit ku jetoni.

Ndërsa shqiptarët që jetojnë në vende jo-pjesëmarrëse mund të votojnë online përmes platformës zyrtare të Eurovisionit: esc.vote

Kalendari i netëve të Eurovision 2026

14 maj – Gjysmëfinalja e dytë, ku performon Shqipëria dhe përzgjidhen 10 finalistët.

16 maj – Finalja e madhe e Eurovision Song Contest 2026.

Publiku shqiptar do të mund ta ndjekë spektaklin drejtpërdrejt në kanalet e Radio Televizioni Shqiptar: RTSH1 HD, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana 1.

Këtë vit, moderimi i festivalit i është besuar prezantueses Victoria Swarovski dhe aktorit Michael Ostrowski.

Shqipëria hyn sonte në skenë me shpresën për të prekur finalen dhe për të sjellë një tjetër moment krenarie për muzikën shqiptare në arenën europiane./rtsh.al/

Marketing

“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

“Komandant Drini jeton në çdo gur të Prizrenit”- në Urën e Arastës vendoset mesazhi përkujtimor

Në Prizren, në 26-vjetorin e rënies së Ekrem Rexhës, i njohur si komandant Drini, është vendosur një mesazh përkujtimor në Urën e Arastës me...

Rexhaj për bashkëpunimin e LDK-së me Vjosa Osmanin: Është koalicion i zorit

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme politike po marrin formën e një përballjeje të drejtpërdrejtë mes LVV-së dhe...

Lajmet e Fundit