13.6 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Nuk i lejoi kontrollimin e njehsorit, dënohet i akuzuari në Rahovec

Tre muaj burgim dhe 200 euro gjobë me kusht, ka shqiptuar Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ndaj të akuzuarit për veprën penale “lejimi i njehsorit të ndryshuar të shërbimeve”, Ismail Krasniqi.

Por, ky dënim ndaj tij nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari Krasniqi nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi, Mizahir Shabani, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas kësaj, i akuzuari Krasniqi, ka thënë se ndihet fajtor për veprën të cilën e ka kryer dhe pendohet për rastin që i ka ndodhur.

Ai ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit të ketë parasysh gjendjen e dobët ekonomike, ashtu që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar as prokurorja, Mone Syla.

Gjykatësi Shabani, e ka obliguar të akuzuarin t’i paguaj shpenzimet procedurale në vlerë prej 30 euro.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë më 28 shkurt 2017, ndaj Ismail Krasniqi, duke e ngarkuar atë me veprën penale “lejimi i njehsorëve të ndryshuar të shërbimeve”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri më 5 tetor 2015, në shtëpinë e tij në fshatin Pastasel të Rahovecit, derisa punëtorët e autorizuar të KEDS-it shkojnë që t’i marrin njehsorin e elektrik për ta dërguar në kontroll detal në Qendrën e Kalibrimit në Prishtinë, i njëjti pamundëson kontrollimin e njehsorit, duke shmangur njehsorin me qëllim që të mos llogariten shpenzimet komunale ose të njëjtat të llogariten në mënyrë të pa saktë. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Albulena Balaj-Halimaj premton logopedë pa pagesë dhe mbështetje për grupet në nevojë

Kandidatja e Nismës Socialdemokrate për kryetare të Komunës së Prizrenit, Albulena Balaj Halimaj, ka prezantuar programin e saj zgjedhor në emisionin Debat Përnime, duke...

Drini i Bardhë e lë fitoren nga duart në minutat e fundit në Rahovec

Drini i Bardhë ka ndarë pikët në udhëtimin e saj ndaj Rahovecit, në një ndeshje të fortë dhe me ritëm të lartë. Përkundër dominimit...

Lajmet e Fundit