Ministria pezullon aktivitetet në Kalanë e Prizrenit, disa zona shpallen të rrezikshme

Ministria e Kulturës dhe Turizmit bën të ditur se, disa zona të monumentit Kalaja e Prizrenit do të mbyllen përkohësisht për vizitorët, për shkak të rrezikut potencial që paraqesin për sigurinë publike.

Sipas njoftimit, vendimi është marrë pas vlerësimeve profesionale që kanë evidentuar gjendje të rënduar të disa strukturave brenda kalasë. Si rezultat, zonat që konsiderohen të rrezikshme do të shënohen dhe kufizohen deri në një njoftim tjetër.Ministria ka bërë të ditur gjithashtu se pezullohet menjëherë edhe dhënia në shfrytëzim e hapësirave të kalasë për aktivitete nga organizata, iniciativa kulturore dhe artistë të pavarur, derisa të krijohen kushte të sigurta.

“Ky vendim është në funksion të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe sigurisë së qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Autoritetet kanë theksuar se publiku do të informohet me kohë për çdo zhvillim të mëtejmë, përfshirë edhe afatet e mundshme të rihapjes së plotë të këtij monumenti të rëndësishëm historik.

Ministria ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve dhe palëve të interesuara, duke nënvizuar se masa synon ruajtjen e një prej pasurive më të çmuara të trashëgimisë kulturore në vend.

“Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve dhe palëve të interesuara, duke theksuar se ky vendim është në shërbim të ruajtjes së një prej monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë sonë dhe të sigurisë së vizitorëve”, thuhet në njoftim.

Marketing

Më Shumë

Suhareka siguron rreth 4 milionë euro për ndërtimin e QKMF-së së re

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se komuna ka siguruar një investim prej rreth 4 milionë eurosh nga Ministria e Shëndetësisë...

Arsi Bako fiton Festivalin e Pranverës me këngën “Humb”

Arsi Bako është shpallur fituesja e këtij edicioni të Festivalit të Pranverës, duke triumfuar me këngën “Humb”. Pas një gare të fortë, ajo arriti...

Lajmet e Fundit