Prizreni nis projektin madhor për efiçencë energjetike në 43 ndërtesa publike

Komuna e Prizrenit ka nisur zbatimin e projektit për rritjen e efiçencës energjetike në 43 ndërtesa publike, pas nënshkrimit të kontratës për realizimin e tij, me vlerë rreth 5 milionë euro.

Në kuadër të projektit janë zhvilluar vizita në disa prej objekteve përfituese, përfshirë AMF “11 Marsi”, shkollën “Ibrahim Fehmiu” dhe “Hysen Rexhepi”, ku pritet të realizohen ndërhyrje infrastrukturore, si ndërrimi i dritareve, përmirësimi i instalimeve dhe izolimi energjetik.

“Pas nënshkrimit të kontratës për realizimin e projektit të rritjes së efiçencës energjetike në 43 ndërtesa publike, me vlerë rreth 5 milionë euro, ka filluar zbatimi i tij, me ç’rast janë realizuar vizita në disa prej objekteve përfituese, si AMF ‘11 Marsi’, shkolla ‘Ibrahim Fehmiu’ dhe ‘Hysen Rexhepi’, ku do të kryhen ndërhyrje infrastrukturore”, thuhet në njoftimin e komunës.

Më tej, në njoftim theksohet se projekti “po realizohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me qëllim përmirësimin e kushteve për nxënësit, stafin e qytetarët, si dhe rritjen e kursimit të energjisë sipas standardeve evropiane”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta, Prizreni kujton Bekim Fehmiun

Prizreni do të kujtojë figurën e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta, përmes aktivitetit përkujtimor “Një...

Lajmet e Fundit