Rebelohet i paraburgosuri, ia vë flakën qelisë në Prizren

Edhe një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese në Prizren, ka shprehur revoltë ndaj mbajtjes së tij në paraburgim, dhe ka djegur dhomën e tij të qelisë.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express, Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaqi.

“Nuk ka tentu me bë vetëvrasje, ishte vetëm një shenjë revolte për mbajtjen e tij në paraburgim”, ka thënë Thaqi.

Ai tregoi se personi në fjalë, ia ka vënë flakën çalisë së tij. Mirëpo, i njëjti nuk ka marrë lëndime në trupore.

Kjo ngjarjen ka ndodhur mbrëmë në Qendrën Korrektuese të Prizrenit.

Mëngjesin e sotëm u raportua për një tentim vetëvrasje të Burdushit, në të njëjtën Qendër Korrektuese.

Burdushi, kishte tentuar me çarçafë të shtratit të tij të vetëvritej, si shenjë pakënaqësie që po qëndron në paraburgim. Për detaje më shumë rreth të dyja ngjarjeve në këtë qendër, T7 do të sjell sonte kronikë të zgjeruar. /GazetaExpress/

Më Shumë

Kron Balidemaj fiton Bunarfest 2026, Dona Bytyqi dhe Mohul Varma në podium

Ka përfunduar edicioni i 22-të i Bunarfestit në Prizren, me Kron Balidemajn që u shpall fitues i garës tradicionale në lumin "Lumbardh". Në vendin e...

Operacion shpëtimi në malet e Sharrit, ekipet e ShKShMK-së në terren

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion shpëtimi në malet e Sharrit, në zonën e majës...

Lajmet e Fundit