Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik e Komunës së Prizrenit ka reaguar lidhur me praninë dhe operimin e guidave ilegale turistike në qytet, duke e cilësuar këtë fenomen si shqetësues për prezantimin autentik të trashëgimisë kulturore dhe historike të Prizrenit.
Në reagimin zyrtar thuhet se Prizreni, si një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe historike në Kosovë, mirëpret çdo vit qindra mijëra vizitorë nga vende të ndryshme të botës, duke promovuar vlerat e trashëgimisë kulturore dhe traditën e mikpritjes, raporton PrizrenPress.
Megjithatë, sipas Drejtorisë, “viteve të fundit është vërejtur me shqetësim fenomeni i pranisë dhe operimit të guidave ilegale turistike nga shtete të ndryshme, të cilat ushtrojnë aktivitetin pa certifikimet dhe autorizimet përkatëse”.

Tutje theksohet se “përveç dëmtimit të konkurrencës së ndershme ndaj guidave lokale të certifikuara, në raste të caktuara janë evidentuar edhe interpretime të pasakta e shtrembërime të fakteve historike. Kjo gjë dëmton drejtpërdrejt narrativën dhe prezantimin autentik të trashëgimisë së vendit tonë”.
Drejtoria sqaron se rregullimi i kësaj fushe është kompetencë e nivelit qendror dhe se, ndonëse Ligji për Turizmin është në fuqi, ende mungon një rregullore e veçantë që do të mundësonte mbikëqyrje më efikase të veprimtarisë së guidave turistike.
Sipas reagimit, “një kornizë e tillë ligjore është e domosdoshme për mbrojtjen e interesit publik, ruajtjen e integritetit historik e kulturor si dhe për mbështetjen e profesionistëve vendorë të certifikuar”.

Komuna e Prizrenit bën të ditur se, pas takimeve dhe diskutimeve me palë të ndryshme të interesit, përfshirë përfaqësuesit e Shoqatës së Guidave Turistike të Kosovës, do të vazhdojë angazhimin institucional për gjetjen e një zgjidhjeje konkrete ndaj këtij fenomeni.
“Do të vazhdojmë të angazhohemi maksimalisht që Prizreni të prezantohet me dinjitet, profesionalizëm dhe autenticitet para çdo vizitori”, thuhet në reagim./PrizrenPress.com/
Marketing
“V. Kryeziu” – Zgjidhje për rregullimin e oborrit të shtëpisë dhe hapësirave tuaja!
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren