Ish-komandant i “Atlantikut”, Shehu: Duajeni Kosovën, lëreni partitë

Ish-komandant i Batalionit “Atlantiku”, Gani Shehu, ka një mesazh për qytetarët e Kosovës.

“Duajeni Kosovën, lëreni partitë”.

Shehu premton se vendin do ta ndihmojnë edhe në të ardhmen.

“Kosovën do ta ndihmojnë në çdo kohë e rrethanë.”

“Prandaj, tani kemi formuar Shoqatën “Atlantiku” si vazhdimësi e Batalionit “Atlantiku”, me të vetmin qëllim për të vazhduar kontributin në çështjen kombëtare. ” tregon ish- komandat Shehu për RTV “Besa”.

“Batalioni “Atlantiku”, u bë pjesë e rëndësishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës atëherë kur ishte zëri i atdheut. Kur të rinjtë, në kuadër të Batalionit “Atlantiku”, apo siç i kanë quajtur edhe shqiptaro-amerikanët e UÇK-së, lanë mënjanë mundësitë e mëdha që u ofronte Amerika, për t’ju përgjigjur thirrjes së atdheut dhe u treguan të gatshëm për të sakrifikuar gjithçka”.

“Tre prej pjesëtarëve të “Atlantikut’, të tre nga një familje, pra vëllezërit Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyqi nuk u kthyen më kurrë. Këta dëshmorë të kombit janë heronj që nuk do të vdesin kurrë dhe që do të jetojnë përherë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve kudo në botë. Ata luftuan për lirinë e Kosovës, prandaj sot janë krenaria e komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe e mbarë kombit shqiptar”.

Ndërkaq, Hysni Syla,apo komandant “Daja i vogël’ kujton se si luftëtarët e ” Atlantikut” nuk kursyen aspak luksin dhe ata iu përgjigjen atdheut.

“Ky veprim ishte edhe njëherë dëshmi se kur atdheu kërkon bijtë e kombit kudo që janë ata kthehen në vendlindje për të dhënë jetën si me lind ” , tha ai ‘

“Kosovën e duam të lirë dhe, secili të ketë mundësi të shpreh atë që donë të shpreh lirshëm”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sulmi me kallashnikov ndaj autobusit në Malishevë, Prokuroria ndalon për 48 orë një person për tentim-vrasje

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se një person është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë lidhur me sulmin e armatosur ndaj një autobusi...

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Lajmet e Fundit