Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së vitit 1999, 12 dhe 13 qershori do të shënonte njërën prej ngjarjeve kulminante: çlirimin e Kosovës.
Pas hyrjes së trupave të NATO-s nga Hani i Elezit më 12 qershor, një ditë më pas, më 13 qershor, trupat ushtarake gjermane, të inkuadruara në KFOR, kaluan mes për mes qytetit të Kukësit drejt pikës kufitare të Morinit. Qytetarë dhe ish-ushtarakë e kujtojnë me mjaft emocion atë ditë.

“Para 27 vitesh hynë trupat e NATO-s në Kosovë. Unë i kam shoqëruar dhe është një ditë e paimagjinueshme”, kujton një qytetar.
“Ndërhyrja e NATO-s ishte një strategji jashtëzakonisht e mirë, gjë që dha edhe pavarësinë e Kosovës”, thotë një tjetër.
E cilësojnë si ëndërr momentin kur kanë shkelur për herë të parë tokën e Kosovës.
“Kemi qarë mijë, kemi shkelur atë tokën se toka ishte jona”, shprehet një qytetar..
“Vajtja për herë të parë atje ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme. Me thënë të drejtën mu duk sikur ishte ëndërr”, thotë një qytetar.

Hyrja e trupave ushtarake të këmbësorisë në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, erdhi si rezultat i marrëveshjes së Kumanovës të 9 qershorit, pas një fushate bombardimesh ajrore më shumë se 70-ditore mbi infrastrukturën ushtarake dhe teknikën e ushtrisë serbe të pozicionuara në Kosovë./rtsh.al/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
https://prizrenpress.com/428407-2j/
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
